Shefi i GP të PDK-së Zenun Pajaziti, ka dhënë arsyen për mospjesëmarrjen në këtë grup, duke thënë se deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk duhet të kenë ndikim në mediumin publik. “Jemi dakord që përmes IBU-së të mos kemi ndikim në mediumin publik. Unë i ftoj deputetët që të shfrytëzojnë punën e tyre nëpër komisione, ngase nuk mund të kemi ndonjë rol tjetër përveç ndryshimeve të ligjit dhe për gjetjen e mjeteve financiare të RTK-së”, tha Pajaziti. I njëjtë është edhe qëndrimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës në lidhje me këtë çështje. Shefi i GP të LDK-së, Ismet Beqiri, ka vlerësuar se organet kompetente mund të bëjë punën e hetimit ndaj RTK-së, dhe sipas tij nuk ka arsye për formimin e Komisionit Hetimor.“Mund të debatojmë dhe të japim vërejtje, por nuk jemi pjesë e hetimeve”, tha Beqiri.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …