Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala, mbështetur edhe nga gjashtë deputetë, ka iniciuar në Kuvend debat parlamentar në lidhje me vazhdimin e Qeverisë së Serbisë që të mbajë të fshehur të vërtetën për fatin e mbi 1600 civilëve shqiptarë, të rrëmbyer nga ky shtet gjatë luftës gjenocidare në Kosovë, që ende konsiderohen të zhdukur. Ky debat parlamentar do të mbahet në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës. Në mocionin përmbajtësor të propozuar nga iniciuesit e këtij debati, ndër të tjera thuhet që në emër të përfaqësuesve legjitimë të popullit të Kosovës t’i kërkohet BE-së dhe SHBA-së, por edhe institucioneve relevante ndërkombëtare që të ndërhyjnë energjikisht për ta detyruar Serbinë të ndriçojë tërësisht fatin e tyre.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …