Sipas njoftimit të AAK-së, ky grup ka miratuar disa qëndrime programore, ku njëra ndër to është rritja e pagës minimale në 450 euro. Është bërë me dije se sipas programit të AAK-së, paga mesatare në sektorin publik do të jetë mbi 1 mijë euro, ndërsa vlera nën pagën minimale nuk do të tatimohet. Qëndrimet programore të AAK-së janë: Paga minimale 450 euro; Paga mesatare në sektorin publik mbi 1 000 euro; Vlera nën pagën minimale nuk tatimohet; Revitalizim i plotë i kapaciteteve energjetike; Privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore; Granti i katërt për komuna, miratimi i Ligjit për financat lokale; Burimet njerëzore – Subvencionimi i pagave të sektorëve deficitar; Orari fleksibil në punë në sektorin publik; Domen i veçantë i Kosovës – Pavarësia digjitale; Zhvillimi i industrisë së turizmit, duke përfshirë agro-turizmin dhe turizmin shëndetësor; Kosova nyje logjistike në Ballkanin Perëndimor; Krijimi i klimës së sigurisë për investimet e huaja; Dyfishim i buxhetit brenda mandatit qeverisës.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …