Grupi për Studime Juridike e Politike ka reaguar pas miratimit të Projektligjit për zyrtarët publikë

Grupi për Studime Juridike e Politike ka reaguar pas miratimit të Projektligjit për zyrtarët publikë. Nga kjo organizatë kanë vlerësuar se ky projektligj është në kundërshtim me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Fillimisht, Grupi konsideron se i gjithë angazhimi dhe procedura e miratimit të këtij projektligji ka qenë totalisht jo transparente. Ne mbesim të shqetësuar se si një proces i tillë është realizuar në heshtje të plotë, pa përfshirjen e palëve të treta dhe absolutisht në kundërshtim me rregullat dhe parimet për konsultime publike. Theksojmë se i njëjti projektligj nuk është publikuar fare në platformën për konsultime publike, dhe rrjedhimisht, palët e treta nuk kanë pasur fare informacion mbi ndryshimet dhe plotësimet e propozuara nga ana e qeverisë, apo MPB-së në këtë rast. Sa i përket përmbajtjes, projektligji përveç që nuk ndjek urdhrin e përcaktuar në pikën 12 të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të lëshuar me datë 12 shtator 2023, i njëjti zgjeron objektin e ndryshimit si dhe devijon këtë urdhër duke keqinterpretuar vet frymën e këtij aktgjykimi, thuhet mes tjerash në reagimin e Grupit për Studime Juridike e Politike.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …