Pa viza

Grupi Punues për Vizat i Këshillit të Bashkimit Evropian të martën dhe të mërkurën do të qëndrojë në Kosovë

Grupi Punues për Vizat i Këshillit të Bashkimit Evropian të martën dhe të mërkurën do të qëndrojë në Kosovë për të parë nga afër progresin e institucioneve kosovare në sundimin e ligjit dhe të çështjeve tjera që kanë të bëjnë me liberalizimin e vizave. Ministrja Dhurata Hoxha thotë se janë përgatitur materialet e nevojshme për ta njoftuar këtë Grup për progresin e arritur. Grupi Punues për Vizat (COWEB), i cili funksionon në kuadër të Këshillit të Bashkimit Evropian, nesër dhe pasnesër do të qëndrojë në Kosovë për të parë nga afër punën që është bërë nga institucionet kosovare sa i përket reformave, posaçërisht rreth sundimit të ligjit dhe të aspekteve tjera që ndërlidhen me këtë proces. Ministrja Hoxha, ka thënë se Kosova ka përgatitur të gjitha materialet përkatëse për ta njoftuar këtë Grup rreth punëve që janë bërë. Në anën tjetër, deputetë të subjekteve opozitare thonë se shpresojnë se ky Grup do të konstatojë se qytetarët e Kosovës e meritojnë të lëvizin pa viza. Ndërsa njohës të proceseve integruese thonë se Grupi Punues për Vizat është filtri i parë i vendimmarrjes për liberalizim brenda Këshillit të Ministrave. Pas mbështetjes nga COWEB çështja e heqjes së regjimit të vizave për Kosovën kalon në nivelin e ambasadorëve, që njihet si COREPER dhe në fund kërkohet miratimi nga ministrat e vendeve anëtare të BE-së.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …