Pas një takimi që kanë zhvilluar deputetë të Grupit parlamentar 6+ kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që sot deri në orën 16:00 të shkarkohet zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj. Deputetin e Partisë Demokratike Turke të Kosovës, Fikrim Damka, ka thënë se janë takuar me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin dhe me një këshilltar të presidentit Thaçi dhe aty e kanë bërë të ditur këtë qëndrim. “Presim deri në orën 16.00 në qoftë se nuk i plotëson kërkesën tonë na dy deputetët e komunitetit turk do të dalim prej koalicionit”, ka thënë deputeti turk. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas takimit me deputetët e Grupit Parlamentar 6+, ka thënë se askush nuk mund t’i lëndojë raportet e Republikës së Kosovës me Turqinë. Kundër Gjergj Dedës Prokuroria Themelore në Prizren, ka pranuar një kallëzim penal nga Ertan Simitçi, pjesëtar i komunitetit turk në Prizren.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …