Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate-AKR i janë bashkuar edhe katër deputetë të Kuvendit të Kosovës. Këtë e ka konfirmuar edhe shefi i Grupit parlamentar të Nismës, Endrit Shala, i cili ka thënë se tani e tutje deputetët: Duda Balje, Fikrim Damka, Fidan Jilta dhe Albert Kinolli do të funksionojnë në kuadër të Grupit parlamentar i cili do të quhet NISMA-AKR-6 Plus. Shala ka njoftuar se kjo pritet të formalizohet proceduralisht në seancën e ardhshme. Po ashtu edhe deputeti Fikrim Damka ka konfirmuar krijimin e këtij grupi me dhjetë deputetë dhe se që nesër do të zyrtarizohet ky grup i përbashkët parlamentar.