leoni

Guardian: Kryeministri, Albin Kurti, ka bërë të ditur për rolin e Rusisë në nxitjen e tensioneve në veri të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar për rolin e Rusisë në nxitjen e tensioneve në veri të Kosovës, derisa Beogradi ndërmori hapin e parë në dislokimin e trupave në rajon,  kështu shkruan, The Guardian. Serbët etnikë në veri të Kosovës, ku janë shumicë, kanë ngritur barrikada dhe ato vazhdojnë të jenë aty për afër dy javë, duke penguar lëvizjen e lirë të autoriteteve, dhe duke  mos iu përgjigjur  thirrjeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës  dhe BE-së për largimin e tyre. The Guardian shkruan se  një grup i madh anëtarësh të  një organizatë nacionaliste serbe me lidhje me grupin paraushtarak rus Wagner, ishin mbledhur gjithashtu të dielën në anën serbe të kufirit Serbi-Kosovë duke kërcënuar se do të përballeshin me trupat e NATO-s.  Dhe lidhur me këto zhvillime, mediumi britanik citon kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili shprehet i shqetësuar se situata e tensionuar mund të përshkallëzohej në avantazh të Vladimir Putinit”. Albin Kurti kishte rënë dakord që t’u jepte kohë trupave të udhëhequra nga KFOR-i, për t’i bindur ata që ishin në barrikada të tërhiqeshin, por u bënë 11  ditë prej kur janë vendosur barrikadat dhe serbët nuk po i tërheqin.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Në Rashkë të Serbisë po kryhen trajnime të grupeve të caktuara për të destabilizuar situatën në Kosovë

Musliu akuzon deputetin e VV-së për presion ndaj Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu, ka ngritur …