Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka thënë për Kosovapress se gjithë fajin për fryrjen e listave të veteranëve e ka politika dhe hierarkia ushtarake, e jo veteranët apo zinxhiri komandues. Ligji aktual mundëson fryrjen e listave, për këtë edhe duhet të ndryshohet. Ai gjithashtu ka shprehur pakënaqësinë për faktin që listat e veteranëve ende nuk i janë dorëzuar organizatës që ai e drejton. Gucati thotë të ketë ardhur në krye të OVL-UCK-së me qëllim që të përmirësojë imazhin e kësaj organizate dhe të punojë për mbrojtjen e të drejtave të veteranëve të luftës së UÇK-së. Ai tha se në opinion është krijuar keqkuptim, pasi që sipas tij, fryrja e listave është bërë për pagat e pensioneve.