Musli Gucati, djali i ish-kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucatit ka shfaqur kritikat e tij ndaj padrejtësisë që po ua bën drejtuesve të luftës sonë çlirimtare Gjykata Speciale në Hagë. “ Dy vite më parë 25 shtator 2020, në emër të drejtësisë u bë padrejtësia më e madhe ndaj krerëve të OVL-së së UÇK-së, Hysit dhe Nasimit, ende “Gjykata e drejtësisë” i mbanë peng. Por këta burra bashkë më shokët e idealit vazhdojnë të jenë në mbrojte të luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” ka shkruar Musli Gucati, djali i ish-kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucatit.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …