Nga 41 seanca sa janë mbajtur deri tanë në Gjykatën Speciale, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së, shumica kanë qenë private, po ashtu edhe shumica e provave janë të redaktuara, të censuruara. Gjykatësi Mettro, ka pyetur me habi se si është e mundur që trupi gjykues të nxjerrë në fund një aktgjykim bazuar në këtë ecuri të procesit. Gjyqi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqi ka nisur me 3 prill dhe deri me tash janë dëgjuar vetëm 10 dëshmitarë dhe ata pothuajse në tërësi në seanca private. Kjo ka ngritur kritika të mëdha në publik. Gjykata Speciale është kritikuar edhe më herët për mbylljen ndaj publikut e mbrojtjes, pasi shumë nga provat e saja janë të redaktuara.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …