leoni

Guidat turistike te Ferizajt certifikohen për Viaferata

Nen organizimin e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit të Komunës së Ferizajt në bashkëpunim me organizatën zvicrane “Swissconatct”, guidat turistike të Ferizajt, kanë kryer ditën e katërt të trajnimit për certifikim si guide edhe për Viaferata. Gjate këtij trajnimi ku dita e fundit ishte e paraparë ngjitja në Viaferata në Peje, i pranishëm ishte edhe drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Ferizaj Balton Derguti. Ai u shpreh se këto guida që po trajnohen do të jenë të aftë për t’i ngjitur turistët e ndryshëm në Viaferaten e Ferizajt e cila shumë shpejt pritet të përurohet.

Gjate kësaj vizite drejtori Dërguti me stafin e tij, vizitoi edhe qendrën turistike në Peje ku u prit nga Drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Peje Nasret Hajrizi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti priti në takim lamtumirës ushtarët e KFOR-it, dhe u nderua me mirënjohje

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim lamtumirës pjesëtaret …