leoni

Gunther Fehlinger: BE-ja duhet të jetë gati t’i përgjigjet Serbisë nëse tenton të nisë një luftë në Bosnje dhe në Kosovë

Gunther Fehlinger: BE-ja duhet të jetë gati t’i përgjigjet Serbisë nëse tenton të nisë një luftë në Bosnje dhe në Kosovë

Analisti austriak Gunther Fehlinger, duke folur në lidhje me situatën e sigurisë në Ballkan, theksoi se BE duhet të jetë gati t’i përgjigjet Serbisë nëse tenton të nisë një luftë në Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovë. Analisti austriak bëri apel dhe ndaj Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi që të përgatiten për t’i treguar Serbisë se nuk mund të kryej aksione ushtarake me qëllim ndryshimin e kufijve. “Ne nuk mund ta pranojmë pushtimin rus të Serbisë. Duhet të mbështesim ndryshimin në Beograd dhe në gjithë Serbinë. Njohja e Kosovës nga Serbia duhet të jetë e padiskutueshme, por duhet të përgatitemi për një luftë nga Serbia në Kosovë dhe në Bosnje, pasi regjimi i Vuçiqit është shumë i rrezikshëm. Ndaj ne duhet të mbrojmë Kosovën dhe Bosnjën, përpara se të bëhet shkëputja e Republikës Srpska. Të gjitha ushtritë e Ballkanit të jenë të gatshme për të mbrojtur Kosovën. Të jenë Shqipëria dhe Maqedonia të sigurohen dhe t’i tregojnë Serbisë se një gjë e tillë nuk mund të bëhet”, tha Fehlinger për Euronews Albania.

Kontrolloni gjithashtu

Aida Dërguti: Do të bashkëpunojmë me Qeverinë Haradinaj vetëm për ta mbrojtur interesin kombëtar

Aida Dërguti: Kryeministri duhet të kërkojë falje për sjelljen ndaj opozitës

Ish-deputetja Aida Dërguti, ka theksuar se Albin Kurti duhet të kërkojë falje për sjelljen e …