leoni

Gurakuç Kuçi: Sulmi ndaj kanalit të Ibër – Lepencit ka qenë i planifikuar dhe përgatitur mirë

Hulumtuesi në Institutin për Studime të Luftës Hibride “Octopus”, Gurakuç Kuçi ka thënë se sulmi ndaj kanalit të Ibër – Lepencit ka qenë i planifikuar dhe përgatitur mirë. Ai ka theksuar se sulmi i vitit të kaluar në Banjsë dhe ky në Ibër – lepnc, janë sulmet më të mëdha terroriste që i ka bërë Serbia ndaj Kosovës. “ Është në vazhdën e iniciativave të luftës hibride që janë duke i bërë Rusia dhe Serbia. Jemi dëshmitarë që para pak ditëve Rusia bëri një iniciativë të ngjashme kundër furnizimit me energji elektrike në Ukrainë dhe të njëjtën gjë e përsëriti Serbia kundër Kosovës. Ky ishte një plan i mirëmenduar nga pala serbe dhe vetë eksplozivi i cili është gjendur aty është një eksploziv që është shumë i vështirë të gjendet në duar të lira, në tregun e zi apo të përdoret nga njerëz të cilët janë gjysmë profesionistë apo jo profesionistë. Jemi dëshmitarë që kjo është  ka njerëz profesionist. Qëllimi është që të destabilizojë Kosovën dhe sidomos qytetarët serb mos t’i lejojë në asnjë masë të integrohen në institucionet e Republikës së Kosovës” ka thënë për Kosovapres, hulumtuesi në Institutin për Studime të Luftës Hibride “Octopus”, Gurakuç Kuçi.

Kontrolloni gjithashtu

Avdullah Hoti: Dialogu të zhvillohet në Bruksel dhe Uashington dhe jo nëpër skuta e hotele të plazheve siç po dialogon Kurti

Avdullah Hoti: Qeveria Kurti është më e dobëta që nga pavarësia, pa rezultate dhe me degradim për vendin

Ish-kryeministri dhe kandidati për deputet nga LDK, Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Albin …