Monumenti Nënë Shqipëri

Guri Shyti: Në Shqipërinë tonë nuk ka mbetur asgjë “komuniste”, me përjashtim të ëndrrave të krerëve të PD-së

Kohët e fundit, PD, me gojën e një pinjolli të kriminelit grabitës, Isa Toskës, po trumbeton me të madhe “nismën” e saj për “dekomunistizimin” e shoqërisë shqiptare. Është vështirë të merret me mend se çfarë kanë parasysh këta remineshentë të Hitlerit (ai njihet si më antikomunisti i shekullit të kaluar) me termin “dekomustizim”. Mos kanë parasysh se do të largojnë nga skena politike të gjithë ish-anëtarët e PPSH-së? Nuk e besoj, sepse për këtë do të duhej të eliminonin të parin “babain” e tyre shpirtëror, Sali Berishën, gjë që, aq inatçor sa është ai, nuk do t’ua falte kurrë. Prandaj nuk duhet të jetë ky qëllimi i tyre. Mos duan të heqin titujt dhe dekoratat e dhëna në kohën e socializmit shtetëror? Edhe kjo është pak bindëse, pasi do të duhej ta fillonin nga titujt shkencorë, gradat dhe dekoratat që kanë marrë një pjesë e demokratëve, ose prindërit e tyre, në atë kohë, përfshi edhe diplomat “komuniste”, gjë që nuk e bëjnë dot sepse do t’u duhej ta kthenin grykën e “kobures antikomuniste” nga vetja.

Atëherë çfarë kanë parasysh me këtë “nismë” pinjollët e tradhëtarëve të atdheut, pinjollët e kriminelëve ordinerë dhe politikë të së kaluarës, bashkëpunëtorë brez pas brezi me të gjithë pushtuesit që kanë shkelur tokën arbërore? Nuk ka asnjë dyshim se, ashtu siç është theksuar shpesh në shkrimet e gazetës Dita, PD është në rënie të lirë, si nga reputacioni në popull, ashtu edhe nga kredencialet brenda anëtarësisë së saj, prandaj, ashtu si ai i mbyturi që kapet pas fijes së kashtës, nxjerr “nga mënga asin” e antikomunizmit.

Është fatkeqësi e madhe për gjithë vendin që PD ka rënë kaq poshtë dhe idetë e saj janë varfëruar aq shumë sa, edhe pas 27 vjetësh, të ngrerë flamurin e grisur dhe dalëboje tashmë të “dekomunistizimit”.

Në shqipërinë tonë nuk ka mbetur asgjë “komuniste”, me përjashtim të ëndrrave të krerëve të PD-së për të çoroditur ndonjë qytetar të pa informuar se “komunizmi po na mban ende mbërthyer për gryke”. Natyrisht kjo, ashtu si të gjitha tullumbacet që hidhen në ajër, mund të shkaktojë ndonjë veprim propagandistik, vetëm do të jetë po aq jetëgjatë sa është jeta e një tullumbaceje. Pastaj krerët pa ide, pa projekte dhe të paperspektivë të PD do të mbeten të turpëruar, me gishtin në gojë. A nuk hodhën tullumbace të tilla gjatë tre muajve të çadrës së turpit?

Pinjolli i krimnelit Isa Toska, përpara se të na bindë për dëshirën e tij dhe të atyre që e kanë ngarkuar për dekomunistizim, duhet të na bindë që ai vetë është deisatoskëzuar, sepse nuk kemi dëgjuar të jetë shprehur ndonjëherë lidhur me këtë të kaluar të familjes së tij.

Këmbëngul këtu sepse, të kërkosh “dokomunsitizim” tani do të thotë t’u shpallësh luftë pasardhësve të ish-partizanëve, atyre që, pa marrë parasysh sakrificat e panumërta, nuk kursyen as jetën e tyre për shporrjen nga trualli amtar të nazifashistëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre siç ishte Isa Toska, Mustafa Kruja, Vizhdan Risilia dhe vargu i pafund i sahanlëpirësve tradhtarë.

Si mund të flitet për dekomunstizim kur falangat fashistoide, që mbinë pas vitit 1990, shkatërruan një pjesë të madhe të lapidarëve përkujtimorë të Luftës Heroike Nacionalçlirimtare, falanga që kanë shkuar deri atje sa të dhunojnë edhe varret e dëshmorëve të asaj Lufte, që kanë zhvendosur dhe prishur përmendoret e heronjve të LNÇl etj.

Kuvendi i Shqipërisë, përpara se të marrë në konsideratë të tilla flluska propagandistike, duhet të ndërmarrë një nismë ligjore për defashtisizimin e shoqërisë dhe të tokës shqiptare. A mund të lejohet që nëpër qytete të ndryshme të ngrihen përmendore, buste dhe lapidare për ish-bashkëpunëtorët e fashizmit siç kanë qenë Halil Alija, krimineli që, i dërguar nga fashistët dhe kryeministri kuisling Mustafa Kruja, terrorizoi banorët e gjithë Vlorës dhe sidomos të fshatit Tragjas dhe Gjorm? Si mund të lejohet që t’i ngrihet bust në mes të Tiranës një pjesëmarrësi, përkrah nazistëve, të masakrës së shkurtit 1944, O. Kazazit? Lista është shumë e gjatë prandaj edhe nuk po zgjatem.

Dekorimi i lloj-lloj tradhtari dhe bashkëpunëtori të pushtuesve si dhe diversantëve të hedhur nga jashtë me synim përmbysjen e rendit kushtetues është i pafalshëm dhe i dënueshëm nga logjika e shëndoshë në çdo vend të botës, kurse në Shqipëri, pinjollët fashistoidë e quajnë krejt normale, madje duan ta ngrenë edhe si flamur “dekomunistizimi”. Janë këta pinjollë që duan ta fshinë nga faqja e dheut gjithë periudhën 45-vjeçare të qeverisjes njëpartiake në Shqipëri, natyrisht me dritëhijet dhe hijedritat e saj të padiskutueshme. Por a mund të fshihet nga kujtesa historike e një populli gjithçka që ai krijoi për një periudhë aq të gjatë? A mund të shpërfillet djersa e derdhur prej tij për 45 vjet për të rindërtuar vendin e shkatërruar nga lufta dhe për zhvillimin e mëtejshëm të industrisë, të jetës kulturore, të arsimit, të shndetësisë etj?

Më tregonte një fshatar nga Baldushku i Tiranës se si, në fillim të viteve ’90, zyrtarë të lartë të PD-së, kishin shkuar në fshatin e tyre dhe u kishin kërkuar fshatarëve të prisnin të gjitha pemët frutore të fshatit pasi ato “ishin komuniste”. Nisur nga ky koncept kriminal, me sa dimë, nga industria dhe bujqësia e krijuar me aq mund e sakrifica për 45 vjet, kanë mbetur pa u shkatërruar vetëm hidrocentralet. Në qoftë se “dekomunistizimi”, që na servir PD, ka parasysh prishjen edhe të atyre, atëherë nuk na mbetet tjetër veç t’i përgëzojmë fashistoidët që kanë mbirë si kërpudhat në pjehun e historisë.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …