Guterres, dënoi sulmin e Hamasit kundër Izraelit, por shprehet thellësisht i shqetësuar me rrethimin e plotë që ka bërë Rripit të Gazës

Guterres, dënoi sulmin e Hamasit kundër Izraelit, por shprehet thellësisht i shqetësuar me rrethimin e plotë që ka bërë Rripit të Gazës

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, dënoi sulmin e Hamasit ndaj Izraelit, por shprehet thellësisht i shqetësuar me rrethimin e plotë që Izraeli i ka bërë Rripit të Gazës. Situata humanitare në Gaza ishte jashtëzakonisht e rëndë edhe para këtyre armiqësive, tha Guterres për gazetarët. Tani vetëm do të përkeqësohet edhe më shumë. Ministri izraelit i Mbrojtjes,  Gallant, tha se shteti i tij do të vendosë rrethim të plotë në enklavën që për një kohë të gjatë është e bllokuar dhe theksoi se rrethimi nënkupton se 2.3 milionë banorët e Gazës nuk do të kenë rrymë, ushqime, ujë e gaz. Gjithçka do të mbyllet. Pas sulmit të nisur nga militantët e Hamasit nga toka, ajri dhe deti, Izraeli ka deklaruar se mbi 700 persona janë vrarë, ndërkaq nga sulmet izraelite në Gaza është raportuar për 560 të vrarë.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …