leoni

Guvernatori Ismaili dhe drejtori i BKS-së, Sami Mazreku takuan në Bruksel drejtuesit e lartë të Këshillit të Byrove për Kartonin e Gjelbër

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës z. Ahmet Ismaili dhe Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve z. Sami Mazreku takuan drejtuesit e lartë të Këshillit të Byrove në Bruksel, znj. Sandra Schwarz – Presidente dhe znj. Greet Flore – Drejtoreshë menaxhuese.

Pjesë e delegacionit ishin edhe zyrtarë të Ambasadës së Kosovës në Bruksel. Guvernatori Ismaili i informoi për zhvillimet e fundit dhe progresin në sektorin financiar, me theks në industrinë e sigurimeve në Republikën e Kosovës. Gjithashtu, ai argumentoi nevojën dhe pengesat që mungesa e Kartonit të Gjelbër shkakton për bizneset, qytetarët e vendit tonë dhe diasporën lidhur me lëvizjen e lirë. Për të arritur këtë objektiv të rëndësishëm për lëvizje të lirë të njerëzve dhe mallrave, u diskutuan mënyrat dhe aranzhmanet e mundshme për adresimin e kësaj çështjeje. Drejtuesit e lartë të Këshillit të Byrove, falënderuan delegacionin e Republikës së Kosovës për vizitën dhe u shprehën të gatshëm të shqyrtojnë mundësitë dhe aranzhmanet potenciale alternative për një zgjidhje të kësaj çështjeje. Megjithatë, ata rikujtuan se kufizimet ligjore që vijnë nga Statuti i Këshillit të Byrove, përbëjnë sfidën kryesore që kërkon kohë për adresim. Guvernatori Ismaili theksoi përkushtimin e BQK-së për këtë qëllim, mbështetjen nga Qeveria dhe institucionet e Republikës së Kosovës dhe bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë për të gjetur një zgjidhje në këtë drejtim.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, ishin vizitë në Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …