Guvernatori, Rik Skot u ka bërë thirrje 20 milionë banorëve të Floridës që të jenë të gatshëm për evakuim. Ai gjatë paraqitjes në Li Kaunti të pjesës jugperëndimore të Floridës theksoi nuk mund t’i mbijetohet përballjes me uraganin Irma dhe është koha për të ju shmangur. Guvernatori, Rik Skot kërkoi që qytetarët që gjenden përgjatë bregut të Gjirit të Floridës, të evakuohen urgjentisht, pasi lëvizja e uraganit Irma u zhvendos shpejt drejt perëndimit. Irma nga uragani i kategorisë 5, ka rënë në stuhinë e kategorisë 4, por që fuqia shkatërruese e tij vazhdon të jetë e madhe. Efektet e Irmas u ndjenë në veri të Kubës dhe në Bahama të premten dhe pritet të mbërrijë në Majami të dielën, njoftoi Qendra Kombëtare Amerikane e Uraganeve.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …