Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka deklaruar se disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk janë të gatshëm ta votojnë shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës. Në një intervistë për RTK ai ka theksuar se kryeministri Albin Kurti i ka kërcënuar disa anëtarë të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes se nuk do t’i përfshijë në listat zgjedhore për shkak të disa qëndrimeve të tyre, përfshirë ato për Kodin Civil. Berisha ka shpjeguar se, edhe në rast të dorëheqjes së kryeministrit Kurti, që sipas tij mund të ndodhë vetëm pas kalkulimeve elektorale, nuk ka garanci që partia e tij do ta votonte shpërndarjen e Parlamentit. Ai pretendon se deri në 10 deputetë të LVV-së, të cilët janë nën presion për shkak të qëndrimeve të tyre, nuk do të donin ta shkurtonin vetë mandatin e tyre. Deputeti i PDK-së ka përfunduar se mënyra e vetme juridik-kushtetuese për ta ndalur qeverisjen aktuale është shpërndarja e Kuvendit, duke kundërshtuar propozimin e partive tjera opozitare për dorëheqjen e kryeministrit Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …