HABITAT-i vazhdon të mbështet Komunën e Mitrovicës

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, nënkryetari Safet Kamberi dhe drejtori i Drejtorisë për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor, Sami Zeka, kanë pritur zyrtaren e lartë të UN-HABITAT-it në Kosovë, Gwendoline Mennetrier, me bashkëpunëtorë, me ç’rast u bisedua për intensifikimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, me theks të posaçëm  për vendosjen e një planeri urbanë  në mbështetje të Urbanizmit në komunën e Mitrovicës.

Zonja Mennetrier, fillimisht falënderoi kryetarin Bahtiri, e më pastaj e njoftoi me hapat e ardhshme të bashkëpunimit dhe për projektet të ndryshme nëpër komunat e Kosovës, duke përfshi këtu edhe Mitrovicën, të cilat i ka realizuar UN-HABITAT-i me komunat përkatëse për t’i bërë qytetet më të mira.

Në vazhdim zonja Mennetrier i njoftoi drejtuesit komunal të Mitrovicës për mundësin e vendosjes së një planeri urbanë. Ky projekt duhet të filloj në muajt e ardhshëm dhe bashkëpunëtor janë edhe  nga institutet e tregjeve të Barcelonës si lider ne rrjete urbane të tregjeve. Ishte mendim i përbashkët qe tregu i Barcelonës do të ishte një promotor i mirë për komunën e Mitrovicës dhe e një rëndësie ne aspektin e shkëmbimit të përvojave nga te dy palët.

Kryetari Bahtiri, pasi falënderoi UN-HABITAT-in, për mbështetje që i ka dhënë deri tash Mitrovicës, duke realizua disa projekte konkrete, tha se është i gatshëm për intensifikimin e bashkëpunimit, pasi që kjo është në të mirë të qytetit dhe qytetarëve të saj.

Ai tha se do i mbështesë të gjitha projektet që UN-HABITAT-i i realizon në Mitrovicë, por edhe aktivitetet tjera që ajo i zhvillon në interes të rajonit të Mitrovicës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …