Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka uruar nxënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2018/2019. Me këtë rast, ai ka thënë se Qeveria e Kosovës i ka dhënë vetës prioritet, që cilësinë e arsimit në Kosovë ta përafrojë me standardet e BE-së. “Fëmijë të dashur, kjo është dita e parë e shkollës për ju. Bashkë me mijëra nxënës të tjerë dhe me prindërit tuaj, sot do ta keni një ditë të veçantë. Nga unë pranoni urimet më të mira për fillimin e vitit të ri shkollor! Ne i kemi dhënë vetes prioritet, që cilësinë e arsimit në Kosovë ta përafrojmë me standardet e BE-së. Së bashku me mësimdhënësit tuaj do të punojmë që ky synim të bëhet realitet”, ka shkruar Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE: Urdhër arresti për Netanyahun nuk është një vendim politik, por i drejtësisë
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell, deklaroi se vendimi i …