Historia jonë kombëtare, me luftëra e beteja dhe krijimtaria jonë popullore – gojore, së bashku, ruajtën personalitetet dhe potretet fizike e shpirtërore të femrave, të cilat me shekuj ishin nëna, motra e bashkëshorte, por edhe luftëtare, që krah për krah me burrat, me djemtë e me vëllezërit, luftuan vetëm e vetëm që ta mbrojnë dinjitetin e tyre dhe kombin, sa herë që i kanosej rreziku prej pushtuesve të trojeve dhe abuzuesve të nderit. Portretet e këtilla janë të njohura në faqet më të ndritshme të historisë, në rapsoditë tona dhe në gojëdhënat toponimike, prandaj ky popull kurrë nuk mund t’i shlyejë nga kujtesa Norën e Kelmendit, Eike Alinë, Mizë Micjën, Tringë Smajlin, Shotë Galicën, motrën e Avdi Hisës e Plakën e Musë Tahirit. Ky popull nuk mund t’i harrojë sopotsret, të cilat me këmesa e sëpata luftuan për mbrojtjen e nderit personal, për të mos e turpëruar Gjergj Golemin dhe Sopotin, prandaj edhe sot prej ujit të shumë liqejve dalin lulëkuqet që patën mbirë prej gjakut të femrave shqiptare, që luftuan krahas burrave të Sopotit, – thonë legjendat tona të toponimeve anembanë trojeve etnike.
Edhe në Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të pnre prej Komandantit Legjendar Adem Jashari, krahas luftëtarëve me pushkë në prandaj edhe sot prej ujit të shumë liqejve dalin lulëkuqet që patën mbirë prej gjakut të femrave shqiptare, që luftuan krahas burrave të Sopotit, – thonë legjendat tona të toponimeve anembanë trojeve etnike.
Edhe në Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të pnre prej Komandantit Legjendar Adem Jashari, krahas luftëtarëve me pushkë në dorë, krahas burrave, vëllezërve e kunetërve, luftuan ose u gjetën pranë zjarrit të luftës edhe femrat si: Xhevë Lladrovci, Adile, Afete, Blerinë, Fatime, Feride, Hidajete, Igaballe, Lirie, Salë, Selvete, Valdete, Zahide, Zarife, Bahtije, Elfije, Elheme, Hafije, Hajrie, Hamide, Hanife, Mihrie e Sabrije Jashari, Antigonë Fazliu, Emsale Frangu, Fatime Hetemi, Gjylsere Sahiti, Hyrë Emini, Hanëmshahe Abdullahu, Jehonë e Lumnije Raka, Luljetë Shala, Male Abdylaj, Melihate Rama, Mervete Maksutaj, Mevlude Mehmeti, Mukadeze Lika, Njomëza Lipaj, Serbeze Gashi, Fatime Bazaj, në krye të të cilave qëndronte heroikisht Aze Brahimaj prej Shqiponje, e në këtë plejadë të zanave shqiptare shquhen edhe luftëtaret e Zonës Operative të Pashtrikut, Brigada 124 “Gani Paçarizi”, Batalioni i Rahavecit, sot dëshmore të kombit, Hadije Mustafë Spahiu dhe Afërditë Sezair Ukshini.
Hadije Spahiu është e lindur më 27 maj të vitit 1966 në Rahavec.
U rrit në një vatër patriotike të Spahijve të Rahavecit, të njohur në rrjedhat e ndryshme të Lëvizjes Kombëtare. Shkollën fillore e bëri në Rahavec, por për shkak të rrethanave familjare nuk e vazhdoi shkollën e mesme, u bë zejtare e mirë, rrobaqepës e e shquar, prandaj në fillimin e manifestimeve ndaj dhunës dhe ndryshimeve kushtetuese të Kosovës në fund të viteve ’80 të shekullit që iku, aktivizohet në të gjitha format e veprimtarisë, jo vetëm në lagjen “Gurrat” por edhe në të gjitha fshatrat e Rrafshit të Anadrinit. Ishte veprimtare e shquar, ndërsa me daljen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në fshatin Drenaj, nëpërmjet bashkëshortes së Selajdin Mullabazit – Micit, dëshmor i kombit, Linda Mullabazi, Hadije Spahiu aktivizohet në sektorin e logjistikës pranë Batalionit të Rahavecit. Pothuajse çdo herë ishte halë në sy për pushtetarët, policinë dhe satelitët e shpiunazhit që bëheshin, ditë më ditë, më aktivë. Nuk mungonin as intervistimet e shpeshta për çka brengosej veçanërisht nëna Fiqirija.
Pas vendosjes së Batalionit të Rahavecit te “Kërshi i Keq”, Hadija dantët e Batalionit të Rahavecit; Xhelal Hajda – Toni e Selajdin Mullabazi – Mici janë vendosur në fshtrat e Anadrinit, luftëtarja e lirisë, së bashku me bashkëluftëtarët kthehet në Krushë të Madhe me detyrë që të qarkullojë në relacionin Rahavec – Prizren, të përcjellë lëvizjet dhe t’i informojë komandantët e batalionit. Edhe gjatë kësaj periudhe Hadija përpiqet që në çdo hap të jetë sa më afër Micit dhe Lindës, deri në lindjen e Ermalit.
Pas rënies së komandantëve të Batalionit të Rahavecit (Tonit dhe Micit) vazhdon veprimtarinë, së bashku me grupin e femrave të Anadrinit, por me riorganizimin e këtij batalioni dhe të Brigadës 124 “Gani Paçarizi” në Zonën Operative të Pashtrikut, Hadije Spahiu zhvillon lëvizjet më të shpeshta në fshatrat: Reti, Qëndresë, Krushë e Madhe, Celinë, Samadraxhë, Dabërdelan, Pagarushë, Breshanc e Kasterc, ku qëndronte Shtabi i Zonës Operative të Pashtrikut. Në Kasterc depërtonte prej drejtimeve Hoçë e Vogël e Reti, por edhe prej Rahaveci kah Dragabili, ku e prisnin të gjithë.
Por, ajo si përherë, e brengosur për vëllezër e motra që i kishte në Rahavec, kërkonte mënyrën për t’i tërhequr të gjithë në fshtrat e Llapushës.
Më 22 shkurt të vitit 1999, me urdhërin e Shtabit të Zonës Operative të Pashtrikut, me seli në Kasterc, duhej që nga rajoni i përgjegjësisë së kësaj zone të largohen të gjitha femrat dhe të shpërndahen nëpër fshatrat e Anadrinit, ku do të jetonin dhe do të vepronin derisa të krijohen kushtet për të depërtuar në qytetet: Rahavec, Prizren apo Malishevë, ndërsa veprimtarinë do ta zhvillonin në sektorin civil, ku do t’i ndihmonin vëllezërit Zekiu e Danjolli me të anë Mustafë Spahiun.
Edhe Hadija tërhiqet prej Kasterci e Retie dhe zbret në fshtrat Krushë e Madhe e Hoçë e Vogël. Këtu edhe përgatitet për të depërtuar në Rahavec me ndihmën e vëllezërve Afrim e Gazmend Malësori, të cilët përherë e siguronin dhe e shoqëronin deri te “Rrihjet e Rahavecit”. Në Rahavec, Hadija duhej t’i sajonte lidhjet e shkëputura me Afërditë Ukshinin, sot dëshmore e kombit, me Ajshe Sadën dhe Magbule Sylkën, njëra teze e Selajdin Mullabazit – Micit, e tjetra bashkëshorte e luftëtarit Albert Spahiu prej Apterrushi. Kështu, Hadija zuri ta zgjerojë rrethin dhe të formojë një çerdhe ku do të vendoseshin luftëtarët e lirisë që do të depërtonin në Rahavec.
Pas bombardimeve të NATO – s, aktiviteti luftarak i njësiteve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në arealen luftarake të Anadrinit ndryshoi dukshëm. Objektiv bëhet depërtimi në Rahavec. Kështu, më 1 prill 1999, luftëtarët e lirisë nga Batalioni i Rahavecit me të cilin komandonte Ismet Tara, braktis fshatrat e Anadrinit dhe nën komandën e Tahir Sinanit kalon në fshatin Kleçkë. Por, më 4 prill sërish kthehet dhe vendoset në fshatrat Karvasari, Breshanc e Kasterc, në mënyrë që prej Pagarushe, madje edhe nëpërmjet fshatit Shkozë, ky batalion t’i kthehet Anadrinit, sërish me bazë në Hoçë të Vogël. Hadije Spahiu edhe më tej pret në Hoçë të Vogël dhe vepron në fshatrat: Celinë, Hoçë e Vogël, Nagac e Brestos. Kalon në Rahavec dhe depërton deri në lagjen “Gurrat” dhe viziton familjen.
Mirëpo, forcat paramilitare serbe, të informuara mirë për aktivitetin e femrave të Rahavecit, tashmë nuk bëjnë pushkatime kolektive e masakra, por këto i kryenin me metodën selektive, ngase ishin të informuar mirë për bazat e mundshme. Kështu, zënë Magbule Spahiun, e lindur Sylka, zënë Afërditë Ukshinin dhe zënë Hadije Spahiun.
Arrestohet ndërsa kishte depërtuar në qytet, madje në brendi, më 27 prill, kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës kulmonte me avantazhe; në Gallak, Basri Canolli e Bekim Asllani shkatërrojnë një “Pinz” në Keçekollë, kur në Koshare trimat e Agim Ramadanit e kishin prekur “Lugun e Koshares”, kur në Voksh, Edmond Dabiçaj e kishte thyer pritën, kur në Bukosh të Therandës, Agron Behxhet Berisha, luftonte si stuhi, kur në Ratish, Agim Selmanaj, shkatërronte vrojtoret çetnike serbe, kur në Budakovë këndonin armët e Emrush Buzhalës, kur në Shirokë, serbët totalisht e humbin sigurinë, sepse aty gjendeshin dy zana mali, Fetah Gega e Xhavit Bajraktari, kur në Remnik kah Rahaveci, zë të vijë më shpesh Bajram Sallahu, e në Panashec, digjej Reka e Keqe, prandaj serboçetnikët kidnapojnë, vrasin e djegin në Mejë, 276 civilë; pleq, gra e fëmijë, kurse në Rahavec ekzekutojnë Afërditë Ukshinin, Magbule Spahiun e Hadijën e dërgojnë në fshatin Fortesë dhe pas refuzimit për t’ua treguar udhën kah luftëtarët e lirisë që gjendeshin në Rrapishtë, Grykë të Bërnjakës e Tehe, e ekzekutojnë në një dhomë të shtëpisë së Kelmendëve të Fortesës, më 4 maj të vitit 1999.
Mirëpo, shokët e idealit, i bien prapa Hadije Spahiut dhe natën e pasekzekutimit, e zbulojnë në fshatin Fortesë; Bashkim Gashi, Ideal Gashi dhe Sahadete Doda, e njohur si “Shota”. Vetëm disa metra larg bazës policore serbe të fshatit Fortesë, në shtëpinë e Nuri Kelmendit, zbulojnë dhe e konstatojnë duke bërë përpjekje më të madhe për ta marrë trupin e pajetë të Hadijes. Pas ardhjes së forcave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Rahavec, pason betimi se do të mblidhen të gjithë të rënët në një vend, prandaj edhe fillon ekspedita e tërheqjes së trupave të pajetë nga Malisheva, nga Maja e Shkodranit, nga Ujësjellësi, nga Hamocet, nga Bllata e nga Fortesa dhe sot të gjithë së bashku pushojnë në “Kopshtin e Dëshmorëve”, që me krenari lulëzon në krye të “Lugjeve të Verdha” të Rahavecit, kurse lisat që gjenden mbi kopsht flasin se shumë masakra janë bërë në qytetin e Tonit e të Micit, pranë të cilëve pushojnë edhe motrat dëshmore Hadije Spahiu dhe Afërditë Ukshini. (S. c.)