Komisari evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Johannes Hahn deklaroi sot në seancën e Parlamentit Evropian për Kosovën se dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit duhet të vazhdojë, dhe se Kosova duhet të vazhdojë reformat në fushën e sundimit të ligjit, zhvillimit ekonomik dhe edukimit, transmeton KosovaPress. Ai në fjalimin e tij para deputetëve evropianë në Strasburg, tha se zgjedhjet në Kosovë kanë kaluar qetë dhe se kjo është shenjë e pjekurisë demokratike të qytetarëve të Kosovës, të cilët kanë arritur lirshëm të shprehin të drejtën e tyre të votimit. Sipas tij, autoritetet kosovare duhet të zbatojnë reforma, në mënyrë që qytetarët e tyre të fitojnë liberalizimin e vizave. “Kosova duhet të bëhet vend atraktiv për biznes, t’iu sigurojë qytetarëve të saj edukim kualitativ dhe të ulë shkallën e lartë të papunësisë. Qeveria e ardhshme duhet të tregojë përkushtimin e fuqishëm për zgjidhjen e dobësive të sistemit në fushën e sundimit të ligjit, ashtu siç e kemi theksuar në raportimet tona”, ka thënë Hahn. Zyrtari evropian theksoi se Kosova duhet të mbajë hapin me pjesën tjetër të rajonit dhe të nxisë rritjen ekonomike dhe stabilitetin politik, e cila është e domosdoshme për sigurinë e Ballkanit Perëndimor në tërësi
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …