Komisioni për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, duke folur për të përditshmen gjermane ‘Zeit’, ka deklaruar se “Ballkani konsiderohet si një enë e mbushur me naftë që pret vetëm një shkëndijë zjarri për të marrë flakë”. Kjo e përkufizon më së miri gjendjen aktuale në rajon ku ‘lufta e fjalëve’ dhe idetë për ndryshim kufijsh sërish kanë marrë hov. Asgjë më shumë se një tren nuk e riktheu “Ballkanin në një periudhë të hershme”, thanë njohësit e rrethanave, bazuar në deklaratat, siç i cilësuan, “luftënxitëse të politikanëve në Serbi dhe Kosovë”. Por problemet në Ballkan, vlerësojnë njohës të rrethanave, shtrihen gjithandej në kohën kur BE-ja për shkak të, siç thuhet, “problemeve të saj të brendshme” dhe “SHBA-ja për shkak të ndryshimeve në administratën e saj” e kanë ‘pushuar’ interesimin për rajonin. (REL)
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …