Edhe kryekuvendari, Kadri Veseli ka takuar sot komisionarin evropian, Johannes Hahn, me të cilin bisedoi për raportet e Kosovës me BE-në. Duke e përgëzuar kryetarin Veseli për rekomandimin pozitiv për vizat dhe MSA-në, komisionari Hahn vuri në dukje se janë hapur mundësi të reja për shoqërinë dhe bizneset në Kosovë.
