Komisioneri për zgjerimin Johannes Hahn ka theksuar sërish në takimin e grupit të PPE-së se Kosova dhe Serbia duhet të negociojnë vetë, përsa i përket shkëmbimit të territorit, dhe se për BE e rëndësishme është stabiliteti. “Duhet të lëmë Kosovën dhe Serbinë të negociojnë vetë, përsa i përket shkëmbimit të territorit. Stabiliteti është çelësi. Anëtarësimi në BE është shpërblimi për stabilitetin”, është shprehur Hahn. Ai theksoi në takim se është në interesin e BE që të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të kenë një perspektivë të besueshme të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Por qytetarët e BE nuk duhet ta shohin këtë si një barrë ekonomike. “Ne duhet të sigurohemi që qytetarët tanë nuk e shohin anëtarësimin e vendeve të reja si një barrë ekonomike, por si një aset”, tha më tej Hahn,duke folur për mundësinë e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …