Demarkacioni

Hahn: Pa ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi nuk ka liberalizim të vizave

Komisionari për Politika Fqinjësore Evropiane dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, pas takimit me liderët e partive politike ka bërë të qartë se pa ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi nuk ka liberalizim të vizave për Kosovën. Ai ka treguar se në takim me liderët e PDK-së, LDK-së, VV-së, AAK-së dhe Nismës, ka kërkuar nga ta që ta gjejnë një kompromis për këtë çështje. “Patëm pozicione të njohura deri me tash lidhur me procesin e Demarkacionit. Në qoftë se nuk ka demarkacion dhe në qoftë se nuk ka diskutime të mëtutjeshme lidhur me çështjen e demarkacionit, atëherë është e mundshme që liberalizimi i vizave të mos ndodh. Prandaj, është e domosdoshme që të bëhet një marrëveshje. Unë i kam lutur të gjitha partitë politike që të marrin pjesë në mënyrë demokratike në zhvillimin  e mëtutjeshme të vendit”. Në takim me komisionarin e BE-së kanë marrë pjesë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, kryetari i LDK-së, Isa Musta, kryetari i VV-së, Visar Ymeri dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …