Komisari evropian i Zgjerimit, Johannes Hahn pret që pas mbledhjes së 67 firmave të nevojshme, presidenti Gjorgje Ivanov të mandatojë udhëheqësin e LSDM-së, Zoran Zaev, për krijimin e qeverisë së re në Maqedoni. “Ndryshimet në shoqëritë demokratike janë të natyrshme dhe duhet të përshëndeten kur vijnë si rezultat i zgjedhjeve të besuara”, citohet të ketë thënë zyrtari i lartë i BE-së, raporton Tch. “Pranimi dhe respektimi i rezultateve zgjedhore, si dhe e drejta e udhëheqësve për të tentuar krijimin e qeverisë është shenjë e demokracisë së shëndoshë. Pengesat dhe mosvlerësimi i përpjekjeve të tilla nuk kanë vend në një proces demokratik”, thekson Hahn. Sipas tij, për këtë arsye BE-ja pret nga të gjitha partitë që t’i respektojnë parimet dhe standardet demokratike, të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të kenë për qëllim mënyrën e bashkëpunimit në vend, e jo të nënvlerësojnë njëri-tjetrin.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …