leoni

Hahn

Hahn: Shqipëria është në rrugën e duhur dhe aspirata evropiane duhet të jetë një objektiv kombëtar që mbështetet nga të gjithë

Shqipëria meriton të hapë negociatat për anëtarësim në BE, ka thënë sot kryeministri i Shqipërisë Edia Rama në një konferencë të përbashkët për shtyp me komisionarin e Bashkimit Evropian për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Anëtarësimit, Johannes Hahn. Rama theksoi se Shqipëria do të vazhdojë të konsolidojë pozicionin e saj lidhur me këtë aspiratë të të gjithë shqiptarëve, ndërsa shtoi se Shqipëria mori vitin e shkuar një rekomandim pozitiv nga KE për hapjen e negociatave në varësi të procesit të vetingut. “Shqipëria e ka filluar procesin e vetingut dhe me komisionarin Hahn, diskutuam hapat që duhet të ndërmarrim së bashku në funksion të konsolidimit të pozicionit të Shqipërisë në raport me shtetet anëtare, duke vënë në tryezën e Këshillit Evropian një raport solid që konfirmon vazhdimësinë e progresit të bërë dhe konstatuar nga komisioni që vitin e shkuar”, tha Rama.

Nga ana e tij, komisionari Hahn tha se Shqipëria është në rrugën e duhur drejt integrimeve evropiane. “Është shumë e rëndësishme të konsolidohen arritjet për 5 prioritetet kyçe. Të gjitha këto janë në rrugën e duhur dhe theksoj se në vlerësimin tonë, Shqipëria është në rrugën e duhur dhe aspirata evropiane duhet të jetë një objektiv kombëtar që duhet të mbështetet nga të gjithë forcat, elementet e shoqërisë, partitë, shoqëria, mediat”, tha ai. Anëtarësimi në BE është një objektiv kombëtar dhe mendoj që të gjithë aktorët e shoqërisë duhet të kontribuojnë për ta arritur. I gjithë vendi e ka në synim dhe e do të ardhmen evropiane dhe kjo është e rëndësishme për ne, që të gjitha partitë politike e duan integrimin evropian dhe kjo duhet treguar me një veprim të përbashkët kombëtar”, ka shtuar Hahn.

Ai theksoi se ka progres në luftën kundër trafikimit të drogës dhe ulje të numrit të azilkërkuesve. “Ka disa sfida që duhen trajtuar duhet të përballemi me to të punojmë për t’i tejkaluar ato. Kur flasim për procesin e negociatave çdo gjë që zbatohet tek to jemi duke u bazuar tek faktet. Është e rëndësishme të arrijmë tek qytetarët dhe të flasim për ecurinë, për progresin që ka bërë shoqëria”, tha Hahn.

 

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …