Hajdar Beqa

Hajdar Beqa: E dimë çfarë dëmi i ka sjellë Kosovës, Dick Marty, me dosje të fabrikuara nga Serbia dhe tash ai ankohet

Partitë opozitare kanë kërkuar nga  krerët e institucioneve që ta trajtojnë me seriozitet rastin e ish-senatorit zviceran Dick Marty, pasi nuk e shohin të nevojshme të ftojnë seancë plenare për trajtimin e kësaj çështjeje. Përfshirja e Kuvendit në këtë rast, konsiderohet të jetë ndërhyrje në rastet, me të cilat po merret Gjykata Speciale. Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa,  mendon se kjo  është përgjegjësi institucionale. Ne nuk e dëgjuam asnjë fjalë nga ministrja e Drejtësisë, asnjë fjalë nga kryeministri. Besoj që në këtë rast nuk janë të interesuar të merren me këtë çështje. Partia Demokratike e Kosovës në vijim do t’i bëjë veprimet e saj kushtetuese në raport me këtë rrethanë. Është shumë e rëndësishme që Kosova ka qëndrim në këtë rast, pasi që ne e dimë çfarë dëmi i ka krijuar Dick Marty Kosovës me dosje të fabrikuara nga Beogradi dhe tash ankohet për tentim-vrasje.  Unë flas si deputet, mendoj se që ka pasur pazare mes tij dhe Serbisë”, tha deputeti, Hajdar Beqa.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …