leoni

Hajdar Beqa, Fadil Nura, Artan Nimani, Agron Bajraktari e Berat Lushtaku, vizituan krerët e UÇK-së, në Hagë

Deputeti Hajdar Beqa,  bashkë me kryetarin e Skënderajt, Fadil Nura dhe Artan Nimanin, Agron Bajraktarin e Berat Lushtakun, vizituan krerët e UÇK-së në Hagë: ish kryetarin Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, Nasim Haradinajn e Hysni Gucatin. Beqa përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka thënë se beson shumë që e drejta dhe lufta e pastër e UÇK-së do të triumfojë. “Ata ditën që në momentet më kritike për kombin të kapin armët dhe të luftojnë për Liri, e pa dyshim që do të dinë qe edhe ta mbrojnë Luftën e drejtë dhe të pastër të popullit shqiptar për Liri dhe Pavarësi”, ka shkruar Beqa.

Kontrolloni gjithashtu

Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Vehbi Qeriqi

Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Vehbi Qeriqi ( 4. 10. 1949 …