“Skivjani sonte masivisht i tha PO projektit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për zgjedhjet e 6 tetorit. Skivjani sonte ofroi mbështetje maksimale për kryeministrin në ardhje z. Kadri Veseli”, kështu ka shkruar kryetari i degës së PDK-së në Gjakovë, njëherësh kandidat për deputet Hajdar Beqa. Sipas tij, Partia Demokratike e Kosovës si parti shtetformuese ka planprogramin më të mirë politik në vend, ka vizion të qartë për qeverisjen dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Beqa ka mbajtur takim edhe me banorët e Rakovinës, Osek Hylës dhe Lipovecit, ku sipas tij fryma për PDK-në po rritet. “Rakovina është mobilizuar e gjitha në përkrahje të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) është mobilizuar në përkrahje të kryeministrit në ardhje z. Kadri Veseli, ndaj meje, por edhe kandidatëve tjerë për deputetë nga radhët e PDK-së nga Gjakova, por edhe zona tjera të Kosovës. Mirëpritja juaj e ngrohtë dhe përkrahja parezervë është motiv për ne”, ka shkruar Beqa.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …