Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Hajdar Beqa ka thënë se Qeveria Kurti nuk ka pasur asnjë agjendë të stabilizimit të gjenerimit të energjisë. Ai ka shtuar më tutje se Kosova do të duhej të kishte mundësi që të rris gjenerimin por fatkeqësia qëndron te qeveria, e cila nuk i ka mirëmbajt dhe as nuk ka bërë remont. Gjatë intervistës për Ekonomia Online ai ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës është e para parti që kur ka marrë qeverisjen e ka stabilizuar gjendjen me energji elektrike. “Ne kemi ofruar opsion kur ka fituar Partia Demokratike në zgjedhjet 2007-2008 kur është bërë qeveria Thaçi 1. Ne kemi marrë në atë kohë qeverisjen kur Kosova ishte në terr sa i përket furnizimit me energji elektrike. Dhe pastaj ka pasur një stabilitet enormë derisa kemi pasur 24 me 0 në favor të dritës. Me Bedri Hamzën energjia do të jetë më e lirë . Furnizimi do të jetë 24 orë, dhe jo vetëm për festa” ka theksuar mes tjerash, deputeti, Hajdar Beqa.
Kontrolloni gjithashtu
Enver Hoxhaj: Vetëm PDK-ja mund ta rikthejë besimin e aleatëve, me një marrëveshje strategjike të sigurisë me Amerikën
Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, theksoi se PDK-ja, është alternativa e vetme për të garantuar …