Hajdar Sadrija: “Adrenalina e një titisti” është libër që duhet të lexohet

Hajdar Sadrija: “Adrenalina e një titisti” është libër që duhet të lexohet

(Për librin e shkrimtarit, Shefqet Dibrani)

Duke i përcjell proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, sidomos ato brenda LDK-s, mu kujtua libri i Shefqet Dibranit, që për shkake të situatës, ka mbetur në depot e Prishtinës pa u shpërndarë. Pasi këtë libër e kam në PDF, deshta vetëm me i thanë dy a tri fjalë atyre që nuk po i kuptojnë si po rrjedhin ngjarjet.

Shefqet Dibranin, e njoh që nga fillimi i viteve 1990. Ai ka qenë në LDK, dhe gjithmonë ka shkruar për gazeta, nga tubimet e LDK. Ne duhet të jemi të sinqert dhe t’ia pranojmë angazhimit secilit, por nuk e besoj se dikush ka raportuar ma shumë, korrekt dhe pa deformime. Pastaj prej se e njohë ka mbajtur një qëndrim. Dua të them se ai nuk ka lakuar kurrë. Kur isha kryetar kam bashkëpunuar me te. Ai ka qenë delegat i Degës së Zvicrës, në Kuvendin e 3-të të LDK-së në Prishtinë. Por Shefqeti ka qenë edhe delegat i Degës edhe në Kuvendin e Dytë në Prishtinë.

Shefqet Dibrani gjithmon ka kritikuar për deformimet në LDK, se i njeh proceset ma mirë se kushdo tjetër. Jo veç këtu në Zvicër, por i njeh zhvillimet brenda në LDK, edhe në Kosovë ma mirë se kushdo tjetër. Më duket se LDK i largon njerëzit e aft, se atyre u duhet një servil, e sa  e njohë Sh. Dibrani, ai nuk është i tillë, as nuk kam dëgjuar afera për te, dhe sa e di edhe familja e tij nuk u përzieme në sistemin komunist. Vetëm kjo mundet me qenë pse ata nuk e duan. Për fat të keq edhe Dega e LDK-së në Zvicer, ka mbetur në bisht të procesev.

Ata që nuk e kanë lexuar këtë libër, duhet me gjet dhe me pa të vërtetën. Edhe pse për shkak të situatës nuk është shpërndar sa duhet, besoj tash dalim nga izolimi e veprimtaret e LDK duhet me pas në dorë, nëse dëshirojnë me e ditë qëllimin e keq që e ka Isa Mustafa, kundër LDK-së, por nuk e besoj se ka me ia pa hairin edhe Kosova.

Personalisht, sa isha kryetar i Degës së LDK-së në Zvicër (1993-1997), nga përvoja që kam, e di sa problemet na i ka ba Isa Mustafa ku bashk me Bujar Bukoshin, nuk kanë lanë guri pa rrutullue. Ata janë përgjegjës për krejt mosmarrëveshjet në disporë.

Këto gjana që i thash Shefqet Dibrani i shkrue edhe në librat të tjerë si janë: “11 Minuta para orës 24:00”, “Sfidë për demokracinë 1+2”, kurse para dy vjetësh i ka botuar edhe kolonën me gjashtë libra për problemet e Demokracisë në LDK dhe përgjithësisht në Kosovë.

Pasi nuk e kam ndërmend me shkrue si profesionalist, ma mirë po i shkëputi disa rreshta nga parathënia e librit ku autori ka shkruar: “Këto rrëfime janë rezultat i zhvillimeve politike në Kosovë dhe brenda vetë Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, LDK-ja doli përsëri humbëse, por mania për ta kthyer humbjen në fitore, mbetet ves i atyre që janë të prekur nga adrenalina, sëmundje kjo që ua dobëson arsyen e të menduarit aktiv dhe pozitiv. Ndoshta është kjo arsyeja pse Isa Mustafa insiston t’ia sigurojë vetes edhe postin e Presidentit të Kosovës, prandaj është në gjendje të bëjë çmos, të krijojë ngërç e madje t’i ndërrojë partnerët e koalicionit?!”. Në këto rrethana “LDK-ja po e kushtëzon VETËVENDOSJEN”,  e tashti u pa se edhe e rrëzoi Qeverinë në kohën e pandemisë. Por askush nuk e ka mendue se LDK-ja bënë hajgare kaq shumë me Kosovën, siç ka shkrue vet autori për me hy “në Librin e Rekordeve Guinness!”. Pastaj Shefqet Dibrani tregon se “Isa Mustafa, në cilësinë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, dhe të kryetarit të LDK-së, (2015 – 2016), karshi autorit i ka bërë dy veprime të shëmtuara. Si rezultat po i bart këto mallkime kundër konceptit të tij ideologjik. Isa Mustafa, nuk ka pasur kurajë të bisedojë me themeluesit e LDK-së në Zvicër dhe Gjermani. Helmi i tij ideologjik e ka helmuar demokracinë e brendshme në LDK. Por strukturat udhëheqëse duhet ta dinë se ai ka Mision për ta shkatërruar Lidhjen Demokratike të Kosovës, si hakmarrje, pse kjo Parti ia shkatërroi Lidhjen e Komunistëve të Jugosllavisë. Isa Mustafa pa qenë kurrë më parë anëtar i LDK-së, arriti të bëhet kryetar i saj. Kosova, po vuan nga Njeriu teknokrat, i sëmurë me adrenalinë, i paralizuar në tru, e paradoksalisht dëshiron ta paralizojë Kosovën, prandaj i kushtëzon proceset, krijon ngërç institucional dhe në anën tjetër ka qëllim për ta shndërruar humbjen në fitore, pse jo edhe për ta mashtruar elektoratin që prapa po i shkon”, ka shkraur shkrimtari Shefqet Dibrani.

Po ashtu “Isa Mustafa, beson në Misionin e tij për ta shndërruar LDK-në në LIDHJA, një solucion ideologjik nga mbetjet titiste e komuniste dhe nga bijtë e tyre plëngprishës, të cilët po përkrahin NJERIUN kufomë?!”. M enjë fjalë shkrimtari Shefqet Dibrani, me kohë na ka treguar  se “Isa Mustafa nuk e meriton të paraqitet në publik”. Ai i kritikon edhe  mediat në Kosovë, pse po e përkrahin dhe pse janë duke krijuar tollovi në Kosovë. Libri ka fotografi, faksimile dhe dokumente për me besuar ma shumë se Shefqet Dibrani, mendimet e veta i bazon mbi fakte e dokumente e jo mbi rrena e intriga siç po i lexojmë përditë. Nuk kam çka me shtua, vetëm dëshirojë me e urue Shefqetin dhe me i lutë veprimtarët e LDKs, që patjetër me pas në dorë këtë libër. Unë e di se autori nuk merret me tregti, prandaj ka mundësi me ia dërguar secilit të interesuar nëpërmes E. Mailit. Uroj Kosova të del nga Pandemia, uroj që LDK-ja të kfjellet, kurse veprimtarit tonë shumë sukses i urojë!

Bern, 04 prill 2020.

Hajdar Sadrija, aktivist shumëvjeçar dhe

njani nga kryetar i LDK-së në Zvicër (1993-1997).

Kontrolloni gjithashtu

Doli nga shtypi vëllimi 19-të i monografisë “Feniksët e lirisë” 

Doli nga shtypi vëllimi 19-të i monografisë “Feniksët e lirisë” 

Në vazhdim të realizimit të projektit për botimin e monografisë për dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare …