Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka njoftuar se këtë vit, në rezervën shtetërore janë shtuar edhe 10 milion euro ndërkohë pritet rendiment më i madh i grurit. “Këtë vit janë shtuar edhe 10 milion euro planifikim të mirë në rezervën shtetërore ku kemi shtuar kryesisht miellin, kripën, vajin sheqerin e produkte tjera të naftës. Ne kemin punuar intensivisht sidomos në muajt janar, shkurt, mars dhe kemi siguruar transportin e shumë tonelatave grurë me ato 10 milion euro, ku përfshihet edhe gruri, kripa, sheqeri, nafta e produkte tjera. Dhe ne synojmë që të rrisim më shumë rezervën në të ardhmen. Por t’iu them të drejtën planifikimet e tanishme kanë rritur drastik rezervën shtetërore sepse më herët është punuar më pak”, ka deklaruar mes tjerash, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …