Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka thënë se parqet industriale teknologjike do të jenë funksionale gjatë dy viteve të ardhshme. Ajo ka thënë se 10 zona ekonomike në Kosovë do të kthehen në parqe industriale teknologjike, me 33 milionë euro të zotuara nga Qeveria për këtë vit dhe dy vitet e ardhshme. Synimi ynë është që, përveç krijimit të inkubatorëve të rinj e qendrave të industrisë, ta sjellë sa më afër industrinë dhe akademinë, ka thënë ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari. Ajo ka shtuar më tutje se Kosova nga aspekti legjislativ është në harmoni me legjislacionin e Bashkimit Evropian.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …