Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari ka deklaruar se Serbia po vendos barriera ndaj prodhimeve të Kosovës andaj edhe ne jemi duke u përgatitur për të ndërmarr masa të njëjta. Ajo ka sqaruar më tutje se transportuesit e mallrave që vinë nga Evropa për në Kosovë dhe kalojnë nëpër Serbi, po sfidohen dhe detyrohen të bëjë eksport brenda Serbisë dhe jo drejt Kosovës, për ku edhe kanë dokumente që nga nisja. Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari ka therksuar Kosova po sfidohet me barriera të ndryshe nga Serbia dhe Qeveria e Kosovës do të ndërmerr masa duke vepruar njëjtë. Ajo ka deklaruar për RTV 21 se i është bërë kërkesë CEFTA-s, ku kanë kërkuar që Kosova të përfaqësohet si shtet dhe jo si UNMIK, por një gjë e tillë tha se në mënyrë unanime nuk është mbështetur. “Kjo kërkesë ishte shumë sfiduese për atë takim pasi Serbia insistonte që mos të shqyrtohet fare kërkesa jonë në takimin e komitetit drejtues të CEFTA-s, i cili u mbajt para dy dite. Kërkesa nuk gjeti përkrahje, pasi është ndikimi shumë i madh i Serbisë. Serbia ka ndikimin më të madh në CEFTA“, ka thënë mes tjerash ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …