Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Besianës, Hajredin Hyseni, në një takim madhështor me gratë e kësaj komune, shpalosi ofertën për gratë, duke thënë se oferta e tij dhe ekipit të tij është ofertë për mundësi të reja të gjeneratave të reja dhe të të gjithë qytetarëve, ofertë për zhvillim dhe jetë të dinjitetshme. Ai tha se ndër prioritet kryesore, me vëmendje të plotë është fusha e punësimit të grave dhe të të rinjëve. “Këtë do ta bëjmë duke aplikuar skema mbështetëse për biznese të reja që do të hapin ato, krijim të lehtësirave në taksa komunale për të gratë. Poashtu për studentët do të fillojmë zbatimin e një programi të punës praktike dhe asaj vullnetare me qëllim që ajo t’u njihet si përvojë e punës e cila do t’u ndihmojë shumë lehtë të gjejnë punën pas diplomimit.”-Hajredin Hyseni.
Kontrolloni gjithashtu
Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …