Ish-zëvendëskryeministri dhe ish-ministri i Drejtësisë i Kosovës, Hajredin Kuçi, e ka bërë të hënën paraqitjen e parë para Gjykatës Speciale, rreth aktakuzës së ngritur ndaj tij për ndikimin mbi dëshmitarët lidhur me një rast tjetër që ndiqet penalisht në këtë gjykatë. Hajredin Kuçi është deklaruar i pafajshëm në Gjykatën Speciale të Hagës. Ai ka thënë se kjo aktakuzë është momenti më i vështirë për të si profesor e si ish-ministër i Drejtësisë. “E nderuara gjyqtare do të deklarohem tash. Jam plotësisht i pafajshëm, sot është prej momenteve të errëta për mua si profesionist i drejtësisë, si profesor i drejtësisë mbi 30 vjet, si ish-kryetar i Komisonit Kushtetues të Kosovës, si zëvendës-kryeministër për rend dhe ligj për tri mandate dhe ministër i Drejtësisë për dy mandate, si anëtar i ekipit mbrojtës të kryetarit Veseli. Këtë aktakuzë e shoh si prekje të dinjitetit tim njerëzor, profesional, reputacionit tim, ka thënë Kuçi. Pjesë e aktakuzës së janë edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, ish-shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj, dhe Fadil Fazliu. Isni Kilaj do të paraqitet në gjykatë më vonë gjatë ditës. Hashim Thaçi dhe Bashkim Smakaj nuk janë deklaruar një ditë më parë për akuzat që rëndojnë ndaj tyre, ndërsa Fazliu është deklaruar i pafajshëm. Të akuzuarit kanë afat që brenda 30 ditësh të deklarohen rreth akuzave. Rel
Kontrolloni gjithashtu
Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se SHBA-të po luajnë me zjarrin
Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po luajnë me …