Ish-zëvendës-kryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së marrëdhënieve të ngushta me aleatët kryesorë, veçmas me Amerikën. Ndryshe nga Serbia, e cila manovron mes aleatëve të ndryshëm si Rusia dhe vende të tjera, Kosova nuk ka alternativa të tjera përveç mbështetjes së Perëndimit. “Kosova ka arritur këtu jo vetëm për shkak të mirënjohjes ndaj Perëndimit, por për shkak të qëndrueshmërisë sonë, tha Hajredin Kuçi, duke theksuar se qëndrimi i qartë dhe korrekt i Kosovës me Perëndimin është vendimtar për të ardhmen. Kuçi theksoi gjithashtu rëndësinë e kohezionit kombëtar dhe mbajtjes së fortë të partnerëve ndërkombëtarë. Kosova nuk duhet të përpiqet ta imitojë Serbinë, por duhet të punojë për të bindur partnerët ndërkombëtarë që të mbështesin interesat e saj, ka nënvizuar, Hajredin Kuçi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …