Hajredin Kuçi: Kosova si shtet vetëm sa e ka fuqizuar kombin shqiptar

Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, mori pjesë të martën në një forum diskutimi në Tiranë, të organizuar nga Universiteti Europian i Tiranës. “Kosova si shtet vetëm sa e ka fuqizuar kombin shqiptar”, ka thënë ai duke theksuar se për ta ruajtur sovranitetin e saj Kosova mund të kërkojë ndihmë nga SHBA-ja, NATO-ja, apo BE-ja, por jo nga Shqipëria. Kuçi ka sqaruar se nuk ka asnjë interes në Kosovë. që shqiptarët të bëhen nxitës të ndonjë konflikti në rajon, përkundrazi, ata do ta ruajnë dhe zhvillojnë paqen me fqinjët. Kuçi  ka folur edhe për opcionin e këmbimit të  territoreve me Serbinë, duke i cilësuar ato si deklarata e opinione që vijnë nga bota akademike apo intelektuale, por që s’kanë lidhje me qëndrimin zyrtar, meqë  Kosova është njohur si shtet prej partnerëve ndërkombëtarë. (MAPO)

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …