Deputeti i PDK-së, Hajredin Kuçi, ka thënë se Kosova ka nevojë për një opozitë të fortë. Ai ka pohuar se kjo parti do të jetë një opozitë e fortë përballë kësaj qeverie dhe nuk do ta imitojë Lëvizjen Vetëvendosje dhe të bëjë veprimet që i bëri kjo parti si opozitë. Kuçi ka theksuar se Kosova duhet ta ketë një qëndrim unik për taksën ndaj Serbisë.
