Në gjykimin farsë, që po zhvillohet kundër Fatmir Limajt për gjoja krime të luftës, vëllai i Ramiz Hoxhës, i vrarë në rrethana të panjohura, në verë të vitit 1998, Hajriz Hoxha ka treguar për një takim që kishin zhvilluar ai me dhjetëra banorët të fshatit Bellanicë me policinë okupatore serbe te “Shupa” e Banjës, disa ditë para vrasjes së tij. Ai tha se në atë takim ka qenë ai, vëllai i tij i ndjerë, hoxha i Bellanicës, gjithsej 14 veta nga Bellanica. “Jemi ardhur këtu në fshat, tha burra kështu është puna. Dikush me shku e dikush mos me shku, dikush anej e dikush knej, e tash e caktuam krejt katuni me shku. E jena shku 14 veta. Në listën e këtyre 14 vetave kam qenë edhe unë, edhe vëllai”, theksoi Hajriz Hoxha. Ai nuk ka treguar se çfarë marrëveshje kanë lidhur me serbë, të cilët më pas edhe janë larguar nga pozicioni i tyre.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …