Hajrush Kurtaj: Historiku i Brigadës 162 "Agim Bajrami"

Hajrush Kurtaj: Historiku i Brigadës 162 “Agim Bajrami”

Rruga luftarake e Brigadës 162 “Agim Bajrami”, ka filluar në mars të vitit 1998, me ardhjen e komandantit Agim Bajrami, i emëruar nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së

 

Nga 22 mars 1998 deri më 10 gusht 1998 të gjitha operacionet ushtarake – luftarake janë zhvilluar nën komandën e komandantit Agim Bajramit (komandant Zefi). Fillimisht, koordinimin e ka bërë me këta eprorë: Ilaz Cekën, Osman Burrnikun, Qamil Ilazin, Shaban Demnikën, Xheladin Kurtaj, Izahir Tronin, Shefket Kuka, Haki Tronin, Shefket Tronin, Shaqir Kukën, Ramadan Zharkun, Ejup Runjevën, Misim Sopën, Brahim Dalloshin, Sakip Mulakun,  Hajrush Kurtaj, Rufki Sumën,  Remzi Krrabën, Xhelal Gashin, Xhabir Elezin, e Beqir Krasniqin. Gjatë kësaj periudhe janë zhvilluar këto aktivitete:

 

  • Ka bërë koordinimin e vijave furnizuese për UÇK-në, në Glloboçicë – Shtrazë me Ilaz Cekën dhe në pjesën e Hanit të Elezit me Rufki Sumën,
  • Ka formuar njësitë e furnizimit në Glloboçicë, shtrazë, Bob, Kovaçec dhe nga Gjurgjedelli e Puset e Nikës,
  • Ka formuar njësitin i cili ka udhëtuar më 18 korrik 1998 për në Tropojë për t’u armatosur dhe përgatitur ushtarakisht, njësitin të cilin deri në Tropojë e ka udhëhequr Hizret Kyqyku (përcelljen dhe vëzhgimin e ka bërë deri në Budakovë, Xheladin Kurtaj),
  • Ka vendosur njësitet e Kaçanikut më 5 gusht 1998 në pikën e luftës në Jezerc, të cilës i ka prirë Komandant Agim Bajrami (përcelljen dhe vëzhgimin e rrugës e ka bërë Xheladin Kurtaj),
  • Pas rrethimit të fshatit Gabrricë, konkretisht shtëpisë së Miftar Kurtajt ka udhëheqë me luftën deri në rënien heroike të tij bashkë me dy bashkëthemeluesit e njësiteve të UÇK-së në Kaçanik, Xheladin Kurtaj dhe Besnik Begunca, si dhe kanë dhënë kushtrimin e lirisë.

 

Nga 10 gushti 1998 deri me 17 gusht 1998, njësitin e Kaçanikut në pikën e luftës në Jezercë e ka udhëhequr zv. komandanti Hajrush Kurtaj, me urdhër të komandantit Agim Bajrami. Me 17 gusht 1998 Qamil Ilazi, ka ardhur në Jezercë me urdhër të komandanti të Nënzonës së Nerodimes, Shukri Bujës, ku pastaj në orët e pasdites së bashku me Hajrush Kurtajt, udhëtojnë në drejtim të Kleqkës në takim pune me komandantin e Nënzonës Operative të Nerodimes dhe përfaqësuesit e SHPUÇK-së. Në këtë takim morën pjesë: Shukri Buja, Fatmir Limaj dhe Rexhep Selimi. Në këtë takim Qamil Ilazi i njoftoi të pranishmit për luftën e 10 gushtit 1998 në fshatin Gabricë, dhe rënien e komandantit Agim Bajramit dhe dy bashkëluftëtarëve Xheladin Kurtajt dhe Besnik Beguncës. Pastaj bazuar në nevojën e plotësimit të strukturës dhe  vazhdimit të operacioneve luftarake, Qamil Ilazi emërohet komandant i njësitit të Kaçanikut si dhe Hajrush Kurtaj emërohet zv.komandant i njësitit të Kaçanikut.

Nga 17 gushti 1998 deri me 14 maj 1999 njësitin e Kaçanikut e udhëheqë Komandant Qamil Ilazi (komandant Bardhi), gjatë kësaj periudhe janë zhvilluar këto aktivitete:

 

  • Vazhdimi i operacioneve luftarake në Jezercë e sidomos Beteja e 28 shtatorit 1998 në Jezrcë ku njësiti i Kaçanikut në krye me komandant Bardhin numëronte 95 luftëtarë në këtë betejë,
  • Nga 1 tetori 1998 kanë vazhduar operacionet ushtarake dhe përgatitjet për vendosjen e pikave luftarake në territorin e Kaçanikut,
  • Gjatë nëntorit 1998 ka ndodhë ristrukturimi i formacioneve ushtarake, kështu që Nënzonat janë transformuar në Zona Operative si dhe njësitë janë transformuar në Brigada. Brigada 162, me propozim të komandës së brigadës është emëruar me emrin e dëshmorit Agim Bajramit,
  • Pas masakrës në Reçak të komunës së Shtimës me 15 janar 1999, komandanti i Zonës Operative të Nerodimes jep urdhër që një njësi prej 30 ushtarëve nga Brigada 162 “Agim Bajrami” të marshojë në drejtim të komandës së zonës për t’iu dalë në ndihmë, Brigadës 161 dhe njësiteve tjera të zonës, ky njësitë i udhëhequr nga eprori Vehbi Koraqi, pas përgatitjeve të duhura dhe vlerësimit të situatës, udhëtoi me 17 janar 1999 me urdhër të zv. komandantit të brigadës Hajrush Kurtaj.

Hajrush Kurtaj: Historiku i Brigadës 162 "Agim Bajrami"

Brigada 162”Agim Bajrami” në përbërje të komandës dhe shtabit të brigadës ka funksionuar kështu: Brigada 162 “Agim Bajrami” vepronte në territorin e komunës së Kaçanikut. Komandant i Brigadës Qamil Ilazi, zëvendëskomandant i Brigadës Hajrush Kurtaj, sektor i personelit – Shefket Palloshi, sektori zbulim kundërzbulim – Jenuz Shurdhani, sektori operativ – Vehbi Koraçi, sektori i logjistikës – Misim Sopa, sektori civilo – ushtarak – Izet Krivanjeva, sektori për moral – Shefket Troni, sektori i komunikimit – Hajredin Hasaj. Komandant i Batalionit të Parë Heset Malësiu, komandant i Batalionit të Dytë ishte Azem Guri, komandant i Batalionit të Tretë Rufki Suma. komandant i policisë ushtarake Xhabir Elezi, komandant i Njësisë Speciale Muharrem Ahmetaj, komandant i Njësisë së Logjistikës Nazmi Kuka, komandant i Njësisë Vëzhguese Fadil Qallaku.

Betejat kryesore të zhvilluara nga Brigada 162 “Agim Bajrami” në Zonën Operative të Nerodimes, nga korriku i vitit 1998 e deri në qershorin e vitit 1999, janë zhvilluar shumë operacione, beteja dhe luftime të ashpra. Betejat kryesore  të Brigadës 162”Agim Bajrami” në ZON-ës,  gjatë kësaj periudhe janë: Rrethimi i fshatit Gabrricë, më 10 gusht 1998 (në këtë betejë ka rënë komandanti i parë për UÇK në Kaçanik, Agim Bajrami, me dy bashkëluftëtarë: Xheladin Kurtaj, komandant i togut të Policisë Ushtarake dhe Besnik Begunca, komandant i togut vëzhgues). Beteja e Jezercit 24-28 shtator 1998. ( Në këtë betejë kanë rënë heroikisht: Bashkim Vishi dhe Nazim Terziu si dhe plagë të lirisë ka marrë, Islam Hasaj).

Masakra e Reçakut – krim kundër njerëzimit, (në këtë masakër ka rënë heroikisht Ali Beqa), Beteja e 26 shkurtit në Puset e Nikës në Han të Elezit , ( plagë të lirisë marrin këto luftëtarë: Servet Kalisi, Mehmet Bilalli dhe Murat Loku), Beteja e 28 shkurtit 1999 në Gajre të Kaçanikut, (bie dëshmor  Hetem Hasaj, ndërsa  plagë të lirisë marrin këta luftëtarë: Naser Hasaj, Ekrem Ahmetaj dhe Bekim Vishi, si dhe vritet plaku 65 vjeçar Rrustem Çallaku, kurse plagoset plaku 75 vjeçar, Fejzulla Çallaku). Në betejën e 2 marsit 1999, te Puset e Nikës, (bien dëshmorë: Xhemsedin Suma dhe Nuri Bushi). Beteja e 8 marsit 1999 në Ivajë të Kaçanikut (bien dëshmorë: Osman Luma, Qani Luma, Raif Koraçi e Murat Lika, ndërsa plagë të lirisë marrin  këta lutëtarë: Adem Kolshi, Halil Kuka, Muhamet Malsiu, Feriz Deda, Hafir Luma, Zijadin Luma, Xhelal Lika,Veton Krasniqi, Milazim Krasniqi, Shefki Terziu si dhe vritet civili Xhemil Mulaku). Më 9 mars 1999, në Kotlinë (bien dëshmorë: Milaim Loku e Emurlla Kuçi). Pas luftimeve të ashpra në këto beteja dhe humbjeve të mëdha të armikut, forcat serbe ndërmorën një ofensivë përsëri në fshatin Ivajë dhe Kotlinë, më 24 mars 1999, ku edhe bënë masakrën e Kotlinës (bien dëshmorë: Ismajl Kuçi, Sali Vlashi, Nexhadi Kuçi, Xhemajl Kuçi, Neshat Rexha, Sabit Loku, Sabri Loku, Mahi Loku, Cen Loku, Adnan Loku, Izija Loku. Civilët e vrarë të fshatit Kotlinë,  më 24 mars 1999 janë: Garip Loku – 45 vjeçar, Naser Fazli Loku 24 –  vjeçar, Vesel Vlashi – 54 vjeçar, Idriz Kuçi – 59 vjeçar, Zymer Loku – 63 vjeçar, Minah Baki Kuçi – 16 vjeçar, Sherif Kuçi – 26 vjeçar, Beram Loku – 27 vjeçar, Agim Loku – 27 vjeçar, Ismajl Loku – 25 vjeçar, Ismet Loku – 22 vjeçar, Danush Kuçi – 16 vjeçar, Ibush Loku – 18 vjeçar, Naser Rexhep Loku – 16 vjeçar).

Më 28 mars 1999, në Kaçanik bie dëshmor Blerim Dema si dhe u vranë këta civilë nga dora gjakatare serbo-sllave, (në pragun e shtëpive të tyre, u martirizuan: Hajdin Bela, Adem Bela, Fatmir A. Bela, Xhevat Bushi, Rexhep Çallaku, Reshat Beqa, Nexhat S. Beqa, Vedat S. Beqa, Hamit Berisha, Shefket Dema, Halil Sopa, Ilaz  Nika, Adem Bushi, Hisen Tusha, Qamil Raka, Sherife Reka-Raka (e cila nga plagët e marra vdiq në kampin e Bllacës). Po këtë ditë ekzekutohen: Rexhep Teneqja si dhe vritet në shtëpi Lumije (Hajdari) Salihu, më 31 mars, Muhamet Hasani e Ramadan Elezi)

Më 4 prill 1999, (bie në pritë dëshmori Razim Hasaj, duke kaluar rrugën kryesore për në Stagovë).

Më 9 prill 1999, prapë forcat serbe ndërmorën një ofensivë në fshatin Nikaj, në Rakoc dhe Lagje të Re të Kaçanikut, (bien dëshmorë: Fadil Çaka, Muhamet Zeneli, Ilir Zharku, Nehat Çaka, Faruk Dogani, Jehona Raka, Reshat Shehu, Adem Rakoci, Daut Rakoci, Avdurraman Shehu, Shefket Fera, Nevzad Çallaku, Kijani Bela, Nexhmush Elezi, Nexhmush Fera, Kadri Trena, Lumnie Raka, Emsale Frangu, Mukadeze Lika – Muhaxheri, ndërsa plagë të lirisë marrin këta luftëtarë: Rrustem Dema, Besnik Bajra, Nexhmedin Brruti.  Si dhe në Lagjen e Re bien dëshmorë: Izahir Troni, Habit Dullovi, Remzi Zharku, Raif Krivanjeva, Sylejman Kuka, Burim Rexha, Mynir Thaçi, Fatmir Horuni, Blerim Raka, Kadri Trena, ndërsa nga popullata civile u vranë këta civilë: Nebih H. Topojani, Zahir T. Çaka, Irfete B. Çaka, Jonuz B. Bajra, Murat S. Raka, Menduh S. Nallbani, Tefik M. Nallbani, Maksut M. Nallbani, Xhili Rexha, Hamide Z. Rexha, Mine A. Gashi, Mezrike B. Dogani, Hamit H. Shehu, Haki J. Livoreka, Xhyli B. Raka, Ekrem I. Raka, Xhemail A. Haziri, Bajrush Q. Axhami, Izjadin R. Frangu, Ilaz B. Rakoci, Osman N. Livareka, Arif S. Raka, Nebih A. Livoreka, Avdullah Sh. Burrniku, Adnan I. Gula, Rizah H. Koraçi, Bedri A. Zharku, Aziz I. Axhami, Rufki B. Mulaku, Ramadan S. Spahiu, Afet R. Bushi dhe Maliq H. Zharku. Në Biçec merr plagë të rëndë të lirisë Fadil Bunjaku dhe ndërron jetë në spitalin e Tetovës. Në Nikaj marrin plagë të lirisë këta luftëtarë: Shefki Guri dhe Jashar Selimi. Në çafën e Drenushës, bie dëshmori Imer Vila, kurse në kufirin shqiptaro-shqiptar në Koshare, bien dëshmorë: Imri Curri dhe Abush Loku.)

Masakra e 13 prillit 1999 në Sllatinë, Cakaj, Lamaj dhe Tifek. Në këto ofensiva forcat jugosllave kishin angazhuar njësi të shumta ushtarake, policore e paramilitare ( bien dëshmorë: Hysen Elezi dhe Ramadan Xhokli, ndërsa merr plgën e lirisë  luftëtari, Ramadan Murseli, ndërsa nga popullata civile u vranë këta civilë: Ilir Osman Çaka – 15 vjeçar, Jakup Mustafë Çaka – 37 vjeçar, Mahmut Hasan Çaka – 45 vjeçar, Qemajl Jashar Deda – 47 vjeçar, Nazmi Elezi – 29 vjeçar, Vesel Elezi – 41 vjeçar, Brahim Lama – 52 vjeçar, Hebib Lama – 18 vjeçar, Ibrahim Lama – 52 vjeçar, Izahir Ilaz Salihu – 16 vjeçar, Kemajl Ilaz Salihu – 29 vjeçar, Sabri Ilaz Salihu – 35  vjeçar, Shyqeri Beqir Halili – 46 vjeçar). Më 16 prill, në Koshare, bie dëshmor, Zekir Dardhishta. Më 22 prill 1999, në udhëtim zyrtar, për në Maqedoni bien dëshmorë në rajonin e Gorancës: Feriz Guri dhe Xhevdet Guri. Më 24 prill 1999, armiku përdori edhe mënyrat më të paimagjinueshme për realizimin e krimeve dhe në ushtrimin e tyre nuk kurseu as fëmijët, siç ndodhi edhe në lagjen Koxha, ku pre e minave të kurdisura si lodra, ranë fëmijët: Osman J. Koxha, Burim F. Koxha, Edon B. Koxha, Fisnik Sh. Koxha dhe Valdet I. Koxha, ndërkaq në minat në kufi (te Livadhi i Llokmës), bie Osman Jezerci, Selbete Kuka, Miradije Kuka dhe një fëmijë 8 vjeçar, si dhe plagosen  Mynyre Kuçi e një fëmijë 2 vjeçar.

Më 25 prill 1999, gjatë udhëtimit, për në Maqedoni, bie dëshmor, Sakip Mulaku.

Më 27 prill 1999, në Sllatinë bie dëshmor Shaban Elezi, Më 30 prill ’99, në Gjurgjedell bie dëshmor, Ejup Dushkaja. Më 14 maj 1999, hasën në një pritë serbe dhe bien heroikisht në krye të detyrës në fshatin Nikoc, mëhalla e Veselëve, komandanti i Brigadës, Qamil Ilazi dhe bashkëluftëtari i tij Selim Shehu, ndërsa plagë të lirisë merr përcjellësi i komandantit, luftëtari Shefket Kuka. Nga 15 maji 1999 pas rënies heroike të komandantit Qamil Ilazit, detyrën e komandantit të Brigadës 162 “Agim Bajrami”,  me urdhër të SHPUÇK-së e merr Hajrush Kurtaj, të cilën e kryen deri me 11 qershor 1999, Operacione të shumta luftarake gjatë majit pati edhe më 14 maj, Vesët dhe në Gjurgjedell, në Llanishtë më 19 maj 1999,  Runjevë,  Stagovë (masakra më 21 maj 1999), Bob, Kovaçec, Biçec, Dubravë (maskra më 25 maj 1999).

Më 19 maj 1999, në Llanisht, bien dëshmorë: Hesat Axhami, Burhan Zeneli, kurse në Gjurgjedell, bien: Rizvan Bela dhe Xhezahir Bela.

Më 21 maj 1999, në Runjevë, bie dëshmor Kemal Thaçi dhe në Stagovë bie Ekrem Gudaçi, ndërsa palgë të lirisë merr luftëtari, Rrahim Sadiku, kurse dy ditë më herët plagën e lirisë merr luftëtari, Rufki Krraba. Në këtë ofensivë, nga forcat serbe, u vranë këta civilë: Hanife Gudaçi – 77 vjeçare, Fitim Gudaçi – 7 vjeçar, Brahim Dashi – 31 Vjeçar, Hamdi Dashi – 53 vjeçar, Ramadan Dashi – 58 vjeçar, Ramush Jaha – 75 vjeçar, Hanife Jaha – 94 vjeçare, Fahri Mani – 56 vjeçar, Selvije Krivanjeva – 89 vjeçare, Sevdije Guri – 54 vjeçare, Bahrie Elezi – 56 vjeçare, Baki Bela – 72 vjeçar, Ibush Rrushi – 59 vjeçar, kurse civil të plagosur: Beredin Dashi, Shukri Dashi, Lirije Krraba, Mevlide Sallahu, Nerimane Gudaçi, Fikrije Gudaçi, Shefije Bruti. Më 22 maj 1999, në Dubravë të Istogut, në burg pushkatohen: Avdylgafurr Luma, Danush Kurtaj, Mejdi Dalloshi, Tefik Raka dhe Suad Brava. Më 25 maj 1999, në Kukaj bien dëshmorë: Shaqir Kuka e Sakip Hysa, në Biçec bien: Sadik Guri, Qemal Guri, Nazmi Osmani, Avdullah Baftiu, ndërsa plagë të lirisë marrin luftëtarët: Zekirija Vishi, Mustafë Bunjaku, Afet Dalloshi, Xhemil Dalloshi dhe  Ferid Guri, nga popullata civile u vranë këta civilë: Milaim Vishi, Rrahim Vishi, Sylejman Guri (të kidnapuar dy javë më parë), Hajrush Qorri me fëmijët: Fetije e Artan Qorri, Rexhep Qorri, Ali Tusha, Xhemajl Tusha, Sami Tusha, ndërsa Faton Qorri u plagos rëndë. Si dhe gjatë muajit maj nga Nebih (Hasim) Topojani forcat serbe janë vrarë këta civilë:  Fadil (Nazmi) Berisha, Emine (Abaz) Bushi- Gashi, Xhemajl (Adem) Haziri, Sherif (Sylejman) Kuçi, Isen (Nebih) Suma, Shaip (Sadri) Malsiu, Ramadan (Isen) Mulaku, Xhemil (Ramadan) Mulaku, Ibadete (Bajram) Reka – Shehu, Zylbehar (Rizah) Reka, Ramadan (Isen) Rexha, Ali (Faik) Sallahu, Adem (Qahil) Sallahu, Zejnepe (Ramadan) Tafili, Zenete (Ibrahim) Tafili, Aziz (Islam) Axhami, Bajrush (Bedri) Tafili, Avdullah (Shaip) Burrniku, Rafiz  Curri, Rushit (Elmaz) Luta, Asan (Selam) Hasallari, Faik (Rizah) Kiki, Januz Kaloshi, Xhevat (Shukri) Bushi, Nerimane (Nuhi) Guri, Tahir (Rrahman) Guri, Rexhep (Maksut) Teneqja, Menduh (Shabi) Bushi, Demir ( Selman) Sylejmani, Fadil (Nebih) Dernjani. Në prag të lirisë, 3 qershor 1999, bie në krye të detyrës Kemajl Kolshi, si dhe pas çlirimit gjatë pastrimit të fushave të minuara nga forcat serbe bie në fushë të minuar luftëtari Sami Malsiu dhe merr  plagë të rëndë të lirisë. Më 25 tetor 1999, në krye të detyrës bie dëshmor, Avni Shehu me bashkëluftëtarët: Naim Beka dhe Agim Matoshi dhe një vit pas marrjes së plagës së lirisë ndërron jetë luftëtari Ekrem Ametaj.

 

Njësitë e Brigadës 162 “Agim Bajrami” ishin të organizuara dhe të stërvitura mirë, kështu që u bë një rezistencë e madhe, duke i shkaktuar dëme të mëdha armikut si në teknikë ashtu edhe në njerëz. Nga të gjitha  fshatrat por edhe nga qyteti i Kaçanikut forcat e UÇK-së me sukses i kishin larguar  forcat serbe dhe aparatin shtetëror serb duke iu shkaktuar humbje të mëdha.

Rruga luftarake e Brigadës 162 “Agim Bajrami” ishte e gjatë dhe plot me sakrifica, por ajo ishte edhe e lavdishme. Ajo zhvilloi luftime të përgjakshme në tërë territorin e Kaçanikut me rrethinë. Në tërë territorin gjeografik të Kaçanikut, përveç luftërave të ashpra frontale kundër një ushtrie përpjestimisht më të madhe me një ushtri shumë më të vogël dhe të pabarabartë, kuptohet edhe me gjakun e shtrenjtë të kësaj popullate: të fëmijëve, të grave, të pleqve, të luftëtarëve trima, kjo hapësirë shërbeu edhe si urë kaluese jo vetëm e udhëheqësve të lartë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, por edhe urë transportuese e pajisjeve të mjeteve luftarake për tërë ushtrinë çlirimtare të Kosovës.

 

Nga 12 qershori 1999 deri me 19 shtator 1999 komandant i brigadës është emëruar nga SHPUÇK-së Xhabir Zharku dhe zv. komandant Hajrush Luma, nga 19 shtatori 1999 ndodhë transformimi i UÇK-së ku Brigada 162”Agim Bajrami” e UÇK-së transformohet në Brigadën  362 e TMK-së (Trupave të Mbrojtjes së Kosovës) dhe komandant emërohet, Heset Malsiu.

 

Brigada 162”Agim Bajrami”, në luftën  çlirimtare, ka dhënë 95 dëshmorë të lirisë. Në mesin e tyre edhe dy komandantë të Brigadës: AGIM BAJRAMI dhe QAMIL ILAZI, si dhe udhëheqësin e gueriles së parë në Kaçanik, Ismajl Raka, nga këta dëshmorë me vendim të presidentëve të Republikës së Kosovës janë shpallur heronj të Kosovës: Agim Bajrami, Qamil Ilazi, Xheladin Kurtaj, Besnik Begunca, Ismail Raka, Feriz Guri, Hetem Hasaj, Nazmi Osmani, Fadil Çaka, Muhamet Zeneli, Danush Kurtaj, Avdylgafurr Luma, Murat Lika, Osman Luma, Izahir Troni, Reshat Shehu,  Mejdi Dalloshi, Tefik Raka, Bashkim Vishi , Nazim Terziu Milaim Loku  dhe Avni Shehu.

 

 

Ky shkrim bazohet në këtë literaturë:

 

  1. Arkivi i luftës në Komandën e Brigadës 162 “Agim Bajrami”, Kaçanik.
  2. Dërnjani Emrush -“Hani i Elezit me rrethinë”, Prishtinë,
  3. Feniksët e Lirisë, 1 -19 – Dëshmorët e UÇK-së, botoi SHVL – UÇK, Prishtinë, 2000 – 2019.
  4. Fjalori Enciklopedik i Kosovës, I – A – K, Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Prishtinë,
  5. Fjalori Enciklopedik i Kosovës, II – L – ZH, Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Prishtinë,
  6. Kurtaj, Hajrush – “Shungullon Gryka e Kaçanikut – Dëshmorët e kombit”, Kaçanik, 2000.
  7. Kurtaj, Hajrush – Ditar i luftës – Në rrugën e lirisë – fakte dhe kujtime, Prishtinë, 2012.
  8. Kurtaj, Hajrush – Lufta e UÇK-së në Zonën Operative të Nerodimes, Prishtinë, 2012.
  9. Kurtaj, Hajrush – Flakë e Pashuar, Prishtinë, 2016.
  10. Mringlen Verli, Kosova në fokusin e historisë, vëllimi I, Tiranë, 2003.
  11. Hajrush, Kurtaj – Kontributi i femrës në luftën e UÇK-së në Kaçanik dhe Hanë të Elzit 2022.
  12. Hajrush, Kurtaj – Kontributi i Grave dhe vajzave në luftën e UÇK-së në Zonën Operative të Nerodimes 2024.

 

Kolonel Hajrush Kurtaj, fillimisht ushtar i lirisë, zëvendëskomandant i Brigadës, komandant i Brigadës 162 “Agim Bajrami”, shef i shtabit në komandën e Zonës Gjashtë të TMK-së,  aktualisht drejtor i Departamentit për Planifikim dhe Vlerësim në Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës

 

 

 

 

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …