Hajrush Kurtaj

Hajrush Kurtaj: Lufta Çlirimtare e Kosovës ishte liridashëse dhe e drejtë

20 vjetori i Komandant Bardhit Selim Shehut, Rizvan Beles, Xhezair Beles, Esat Axhamit, Burhan Zenelit, Sakip Mulakut, Ejup Dushkajes, dhe martirët: Hajdin Bela, Zejnete Avdiu, Selvete e Miradije kuka dhe Osman Jezerci.

Lufta Çlirimtare e Kosovës ishte liridashëse dhe e drejtë. Sakrifica e popullit, qëndresa e luftëtarëve të lirisë, dhe heroizmi i Dëshmorëve të Kombit gjithmonë do të jetë në kujtesën e Kombit Shqiptarë. Për Kaçanikun muajt më të përgjakshëm ishin: Marsi, Prilli dhe Maji. Vetëm gjatë këtyre tre muajve, kemi humbur mbi 220 qytetarë, ushtarë e martirë. Sipas shembullit frymëzues të atdhetarëve më të ndritur të gjitha periudhave, Komandant Bardhi ishte dhe mbetet njëri ndër simbolet më të fuqishme të burrërisë, sakrificës dhe përkushtimit. Ai ishte idealist, ishte një nga ata që kurrë nuk u largua nga lufta, edhe në luftën ilegale edhe në luftën e armatosur, ishte në vijën e parë të frontit. Meritat e Komandantit Qamil Ilazi janë të mëdha në shtetin e pavarur të Kosovës. Qamil Ilazi, organizator i përsosur i Lëvizjes Ilegale Çlirimtare, autoritet i jashtëzakonshëm dhe njeri i lindur për aksione të mëdha dhe për beteja të lavdishme, njeriu që të gjitha provimet në jetën e tij, provimin e atdhedashurisë, të trimërisë, të guximit, të heroizmit, të Komandantit dhe të drejtimit të luftës, të gjitha këto i dha me sukses të lartë.

 – Organizator i përsosur i Lëvizjes Ilegale Çlirimtare,

  1. Pjesëmarrës i demonstratave për Flamur 1968 në Tetovë,
  2. Kontributi si mësues, pastaj nga 1976 në sektorin e mbrojtjes territoriale në Kaçanik,
  3. Nga 1990, udhëheqës në Sindikatën e Pavarur, 4. Në mars 1998 me ardhjen e Komandantit të Parë të UÇK-së për Kaçanik, Gjeneral Agim Bajramit, i ndihmoi për formimin e Njësiteve të Para për Kaçanik, për Koordinimin e vijave furnizuese të UÇK-së, për planifikimin dhe përgatitjen e Operacioneve Ushtarake dhe Luftarake në Kaçanik.

 – Simbol I burrërisë, sakrificës dhe përkushtimit, 1. Më 14 Prill 1995 arrestohet dhe dënohet me 3 vjet burgim, 2. Nga prilli 1998, udhëheq Këshillin e Emergjencës në Kaçanik, 3. Në dhjetor 1998 gjykohet në mungesë me 15 veprimtarë të tjerë dhe dënohet me 7 vjet burgim. – Autoritet i jashtëzakonshëm dhe njeri i lindur për aksione të mëdha dhe për beteja të lavdishme. Emërohet Komandant i Brigadës 162 “Agim Bajrami”.

Merr pjesë në Luftën Çlirimtare të Kosovës. Udhëhoqi dhe mori pjesë në betejat e lavdishme të Brigadës 162 “Agim Bajrami” si: Beteja e 28 Shtatorit 1998 në Jezercë Beteja e 28 Shkurtit 1999 në Gajre, Beteja e 8 Marsit 1999 në Ivajë,  Beteja e 24 Marsit 1999 në Ivajë, Gajre dhe Kotlinë, e Beteja e 9 Prillit në Rakoc dhe Lagje të Re.

Më 14 Maj 1999, Komandant Bardhi ishte duke i përcjellë Operacionet Luftarake të Njësiteve të Batalionit të Dytë dhe të Tretë, ku dhe bie në pritë të forcave ushtarake serbe në fshatin Nikoc- Lagjja e Veselëve, ku në mbrojtje të tij bie bashkëluftëtari i tij Selim Shehu. Selimi morri pjesë në të gjitha betejat e zhvilluara në Kaçanik. Ai gjatë luftës tregoi një guxim të madh, ku i par i shkoi në ndihmë Komandant Bardhit, ishte shembull për bashkëluftëtarët e vet dhe qëndroi i pa thyeshëm deri në momentin e rënies. Vepra dhe heroizmi i Selim Shehut do të mbeten të pashlyeshme në kujtesë për brezat e ardhshëm. Po këtë ditë plagoset Shefket Kuka. Komandanti i Brigadës 162 “Agim Bajrami”, Qamil Ilazi, tanimë hero i Kombit kishte lidhje të fortë midis vlerave ushtarake dhe normave shoqërore.

Kishte një bazë të fortë morale dhe etike. Njihte mirë perspektivat, për të cilat përcaktohej, synimet që duhej të arrinte në fushën ushtarake shumë komplekse. Ishte një profesionist i dalluar. Po këtë ditë pati luftime edhe në Gjurgjedell ku në krye të detyrës bien dëshmorë : Xhezahir Bela dhe Rizvan Bela.  Xhezahir Bela në luftën e Gjurgjedellit, me heroizmin dhe trimërinë e tij i kishte futur tmerr armikut. Ai ishte i gatshëm për çdo sakrificë. Merrte pjesë në çdo betejë, pas çdo beteje ishte më I fortë, më i përgatitur sepse e dinte se po luftonte për Idealin e madh Kombëtarë, për lirinë e Kosovës. Rizvan Bela në luftë ishte i pathyeshëm. Ishte tmerr për armikun, asgjë nuk e ndalonte në aktivitetin e tij ushtarak dhe duke luftuar ballë për ballë me armikun bie dëshmorë për atdheun dhe lirinë e Kosovës. Dëshmori i Kombit Rizvan Bela ishte shembull i luftëtarit të devotshëm që nuk dorëzohej para asnjë vështirësie.

 Ai ishte shembull i njeriut të sakrificës, i gatshëm për të dhënë gjithçka për lirinë e atdheut. Vepra e tyre është shembull i rrallë sesi mbrohet atdheu dhe populli kur gjinden në rrezik. Më 19 Maj 1999 në luftime të përgjakshme në Llanishtë në mes të forcave Çlirimtare të UÇK-së dhe forcave serbe ranë heroikisht dëshmorët: Esat Axhami dhe Burhan Zeneli. Esat Axhami shquhet për ndihmën e madhe që u bëri familjeve, gjatë tërheqjes së popullatës në fshatin e tij të lindjes, në Llanishtë së bashku më Njësitin i cili vepronte në këto anë.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …