Hajrush Kurtaj: Në kujtim të 26 – vjetorit të rënies heroike, të dëshmorit Shaban Ukë Elezi, më 27 prill 1999

NJERIU QË DHUROI JETËN ATDHEUT

Muaji prill i vitit 1999 ka qenë i përgjakur në gjith Kosovën e posaqërisht në Kaçanik (me 4 prill janë vrarë 4 qytetar, më 9 prill ja vrarë 60 qytetar, më 13 prill janë vrarë 17 qytetar, me 22 prill janë vrarë 2 qytetar),  forca barbare serbe nuk kanë kursyer as fëmijët. Kështu më 24 prill 1999, armiku përdori edhe mënyrat më të paimagjinueshme për realizimin e krimeve dhe në ushtrimin e tyre nuk kurseu as fëmijët, siç ndodhi edhe në lagjen Koxha, të Doganajve,  ku nga  minat e kurdisura si lodra, ranë fëmijët: Osman J. Koxha, Burim F. Koxha, Edon B. Koxha, Fisnik Sh. Koxha dhe Valdet I. Koxha. Ndërkaq, nga minat në kufi (te Livadhi i Llokmës), bien Osman Jezerci, Selbete Kuka, Miradije Kuka dhe një fëmijë 8 vjeçar, si dhe plagosen  Mynyre Kuçii e një fëmijë 2 vjeçar. (Më gjerësisht  shih  librin e Hajrush Kurtajt, “Flakë e Pashuar”, Prishtinë, 2017, Instituti i Historisë.

Shaban Elezi u lind më 27 prill 1958 në fshatin Sllatinë, nga një familje me traditë atdhetare dhe patriotike. Këtë traditë e kishte trashëguar nga të parët e tij. Kontaktet  e para me UÇK-në i vendosi përmes djalit të vëllait, Nexhmedin Elezi dhe nga ai moment ai u vu në shërbim të UÇK-së, duke ndihmuar në furnizim  dhe në pritje e përcjellje të ushtarëve të UÇK-së si dhe vëzhgonte lëvizjet e forcave policore ushtarake serbe. (Më gjerësisht shih  librin e Hajrush Kurtajt, Shungullon Gryka e Kaçanikut” (Dëshmorët e Kombit), Kaçanik, 2000),

 

Shabani këto anë e njoftonte komandën e Brigadës 162 “Agim Bajrami” përmes djalit të vëllait, Nexhmedin Elezi, i cili edhe ishte korrier i komandantit të Brigadës, Qamil Ilazi, kurse më 15 shkurt 1999 ai hyri në radhët e UÇK-së, në Batalionin e Parë të Brigadës 162 “Agim Bajrami”. Nga ky moment u angazhua në kryerjen e të gjitha detyrave që i takonin si ushtar. Ai ishte pjesëmarrës i shumë betejave në Kaçanik, në Gajre, Ivajë, etj.  Përveç pjesëmarrjes në betejat e lavdishme Shaban Elezi punoi shumë në furnizim të UÇK-së me pajisje luftarake, ushqim, veshmbathje. Ka dhënë kontribut edhe në përcjelljen e delegacioneve të UÇK-së  për në Maqedoni. Shtëpia e tij ishte pikëtakimi për shumë ushtarë të UÇK-së, meqë e tërë familja e tij ishte vënë në shërbim të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Të gjitha këto aktivitete i ka kryer me një përkushtim të lartë. “(Për këtë më gjerësisht  shih  librin e Hajrush Kurtajt, “ Shungullon Gryka e Kaçanikut” (Dëshmorët e Kombit), Kaçanik, 2000 si dhe  në librin e Hajrush Kurtaj,Lufta e UÇK-së në Zonën Operative të Nerodimes”, Prishtinë, 2012),

Lufta dhe sulmet shkatërruese serbe nuk po pushonin. Vendbanimet përgjatë rrugës magjistrale dhe rajonale, shiheshin si të destinuara të sulmoheshin më shpesh. Për pasojë edhe banorët e tyre zhvendoseshin në vende më të mëdha për një siguri më të madhe. Por sulmet armike goditnin sërish në ta. Një momente i rëndë për Shabanin ishte rrethimi disa lagjeve të fshatit Vatë e Epërme, Lamaj, Çakaj, Tifek dhe Sllatinë, më 13 prillit 1999, ku ishin strehuar edhe banor e fshatrave: Duraj, Elezaj, Rakaj, Doganaj. Një kontribut të madh, në përkujdesje të popullatës civile, kishte dhënë ushtari Shaban Elezi. (Më gjerësishtë shih në ditarin e Hajrush Kurtajt, “Në Rrugën e Lirisë” (ditar lufte: fakte, kujtime, dokumente), Prishtinë, 2012).

Pas granatimit, trupat e këmbësorisë dhe policia serbe hynë dhe dogjën e shkatërruan shtëpitë shqiptare. Gjatë këtij aksioni u vranë dhe u masakruan 13 civilë si dhe ranë dy dëshmorë. Si pasojë pjesa dërrmuese e popullatës u larguan në Maqedoni. Zjarri dhe gjerësia e sulmeve përfshiu edhe disa lagje të fshatit Vatë e Epërme, Lamaj, Çakaj, Tifek etj.(Më gjerësishtë shih  librin e Hajrush Kurtajt,” Shungullon Gryka e Kaçanikut”, (Dëshmorët e Kombit), Kaçanik, 2000),

Këto luftime të ashpra dhe vrasja e civilëve, si dhe rënia heroike e bashkëluftëtarëve të tij Shabanin e kishin mërzitur shumë dhe ishte betuar se do të vazhdonte luftën deri në fund dhe se do ta merrte hakun për bashkëluftëtarët e tij dhe popullatën civile. Edhe pas kësaj ofensive, në këtë fshat, prapë forcat serbe ndërmorën ofensivën tjetër. Ndërmjet forcave kundërshtare u zhvillua një luftë e pabarabartë. Shabani, në këtë rast, së bashku me shokë, bëri rezistencë të madhe. Pikërisht,  më 27 prill 1999 në luftë ballë për ballë me forcat e armikut bie Shaban Elezi heroikisht në fshatin Sllatinë. Rënia e Shabanit shkaktoi dhembje shpirtërore tek bashkëluftëtarët e tij. Një trimëri e tij ishte prezent në radhët e luftëtarëve, kur ndonjë luftëtar binte në fushën e nderit, andaj dëshira për t’u ballafaquar me forcat e armikut, për të marrë hakun, nxjerrë gjakun, rritej, dhe morali luftarak bëhej edhe më i madh. Pra, lavdia kishte peshën më të madhe dhe peshonte më shumë se çdo gjë në jetë.(Më gjerësishtë shih  librin e Hajrush Kurtajt,” Lufta e UÇK-së në Zonën Operative të Nerodimes”, Prishtinë, 2012).

Edhe humbjet e bashkëluftëtarëve tanë si dhe fitoret e tyre, ndaj armikut në luftë janë pjesë e jetës ushtarake dhe kanë përjetime të veçanta. Në momentin e rënies heroike të Shabanit ishte edhe bashkëluftëtari i tij i ngushtë Nijazi Elezi.

Shabani ishte njeri praktik dhe dinamik. Në çdo kohë  ishte i gatshëm për të kryer obligimet e tij në interes të Luftës sonë çlirimtare, pa përfillur rrezikun. Shabani u bë i dashur edhe për gjithë ushtarët e Brigadës, prandaj edhe merrte përgjegjësi për marrjen e shumë aksioneve në luftë. Ai, kudo dhe kurdoherë, në rrugën e luftës, ka lënë mbresa tek luftëtarët e lirisë.

Lufta në Kosovë ka qenë e gjatë, e drejtë dhe e lavdishme, ndërsa Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë jo vetëm liridashëse por me famë të madhe.

Lufta jonë e lavdishme dhe heroike, e UÇK-së, me përkrahjen e madhe të popullit liridashës dhe gjaku i dëshmorëve dëshmon më së miri se një popull që lind bij e bija të tilla, pavarësisht nga vështirësitë që i dalin përpara, të ardhmen e ka të  ndritur. Dëshmi e fortë i kësaj është edhe Dëshmori i Kombit Shaban Elezi.

Lavdi  Dëshmorëve të Kombit dhe gjithë të rënëve për liri në gjitha periudhat historike! Nderim Veteranëve të UÇK-së dhe gjithë veprimtarëve të kombit!

Hajrush Kurtaj, luftëtar i Lirisë, zv.komandant i Brigadës, komandant i Brigadës 162 “Agim Bajrami”, shef i Shtabit në Komandën e Zonës së Gjashtë të Trupave të Mbrojtjes së Kosovës, drejtor i Departamentit të Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak në MFSK/MM dhe aktualisht drejtor i Departamentit për Planifikim dhe Vlerësim në Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës

 

 

 

 

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI nuk është strehë për servilët,agjentët e nëntokës dhe bukëshkalët

BDI ka lindur nga gjaku i UÇK-së dhe është ndërtuar mbi vlerat e sakrificës, përkushtimit …