OVL të UÇK: Reagim kundër të pavërtetave të ‘deponuara’ në librin ‘shatra-patra’ të Osman Cakës, Në Sofrën e Sharrit…

           (Ndaj librit, nëse mund të thuhet se cilit zhanër mund t’i përket saktësisht) “NË SOFRËN E SHARRIT, TREGIME, KUJTIME NËPËR KOHË (histori, ngjarje, reagime, letra të hapura)” të Osman Cakës, botoi “LENA”, Prishtinë, 2023, me redaktor (pa redaktuar), me recensent (pa u recensuar), me të njëjtin person të dyfishtë (dy herë në dy pozita) me emër dhe mbiemër në vende të (pa)lakmueshme, Xhevdet Shabani, prof?!

           Këtë reagim nuk do ta kishim bërë për ju z. Caka, duke e ditur se Ti ke qenë shërbëtor i aparatit shtetëror okupues serb deri në fund, (këtë epitet të bashkëpunëtorit e keni vërtetuar nga puna e juaj në institucionet e dhunshme serbe deri në fund të vitit 1999, po ashtu edhe nga jeta e përditshme, fjala është për biseda me qytetarët e Kaçanikut të cilët na kanë njoftuar për të bëmat e tua proserbe dhe besojmë se vazhdoni të jeni proserb), por po e bëjmë vetëm për lexuesit e këtij libri të juaj me shumë të pavërteta (insuniata) dhe shpifje të porositura nga shërbimet serbo-ruse kundër UÇK-së dhe luftës së saj çlirimtare.

           Qysh në fillim, për hir të korrektësisë (për t’iu bërë me dije lexuesve të painformuar deri më tash), autori Osman Caka, vazhdoi të punonte në Gjykatë të Kaçanikut edhe pasi që i vendosi Serbia masat e dhunshme, deri në fund të vitit 1999 (“De facto dhe De jure” argat i dëshmuar i saj). Prandaj, nëse dikush ka hamendje apo dëshiron saktësinë e këtyre të dhënave, atëherë iu sugjerojmë t’i drejtohen arkivit të Gjykatës në Kaçanik, meqë për atë kohë ky farë kolaboracionisti tani po shkruan dhe po mundohet të shesë “dushk për gogla”, duke u paraqitur edhe me petkun e “patriotit”, duke e trilluar dhe reklamuar “Kullën” e Ilirit, (ish – i mitur), i cili u vra nga forcat okupatore?! Por qytetarët e Kaçanikut e shumëkush tjetër e njohin mirë, Osman Cakën “patriot” por jo siç shkruan ai në veprën e tij (në stilin “vetë vendos dhe vetë vulos”, në bashkëpunim me argatët snobët të tij, që “mizën” dinë ta bëjnë “buall”?!!! (lexo dhe kupto për redaktorin dhe recensentin Xh.Sh.), në librin që tashmë është në duart e lexuesve “Në Sofrën e Sharrit – Tregime, Kujtime nëpër Kohë!?”  (Histori, ngjarje, reagime, letra të hapura)”

Për dëshmi, ja faksimilja e strukturimit të librit si dhe impresiumi i shenjuar

          Te parathënia në faqen 8, kapitulli II, paragrafi i parafundit: Pyetje direkte për Hajrush Kurtin, drejtuar zv.komandantit të Brigadës 162 “Agim Bajrami”, OVL-UÇK do t’i përgjigjet shkurt e hapur, ashtu siç ishte e jo siç thotë ai. Andaj, i nderuar Caka, ti nuk ke të drejtë të ndryshosh mbiemrin e askujt…Nëse Ju nuk e keni ditur këtë keni mundur të pyesni personin në fjalë. Në këtë kapitull, në faqen 63, numri rendor 5, pyetje direkte për Hajrush Kurtin, unë dua ti bëj disa pyetje direkte z.Kurtit…”

           Para se të përgjigjemi Ty, nuk na habit fakti se dihet mirëfilli se argat i aparatit okupues serb ishit z. Caka, por nuk mund të kuptojmë z. Xhevdet H. Shabanin profesor, se si i ka hyrë kësaj pune, për ta redaktuar dhe stilizuar me sa e sa të paqena – hiperbolizime të skajshme, me shumë shpifje dhe të pavërteta, në cilësinë e redaktorit dhe recensentit?!!! Po, po, vetëkuptohet me siguri për ndonjë pagesë të majme dhe joshëse, pa mëdyshje se për cfarë e ka bërë…?! Por, pasi hulumtuam për personalitetin e Profit në fjalë, mësuam se edhe ai përafërsisht është sikurse z. Caka për shumëçka… Prandaj, s’do mend se kjo i përgjigjet asaj thënies së urtë: “Kapaku e gjen tenxherenë” apo nga ajo thënia “bie një kashtë dhe dalin gjashtë…”

           Para se të fillojmë me përgjigjiet, duam t’iu njoftojmë se mbiemri i zotërisë në fjalë (Hajrush Kurtaj) është Kurtaj dhe jo Kurti, prandaj ne, OVL të UÇK-së nuk lejojmë të manipuloni me mbiemrin e askujt e në veçanti të Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Për dëshmi, faksimilja e nismës së pyetjeve në librin e tij me “shatra-patra”

Pyetjet e Osman Cakës:

  1. Pse tani gati në shtator bëhen tre vjet ju nuk përgjigjeni në kërkesën tonë lidhur me statusin e Ilir dhe Jakup Cakës se ata ishin në roje më 13. 04. 1999, duke filluar prej orës 02 – 04 të mëngjesit në këto lokalitete: Lamaj, Kastrat, Tifekaj dhe Cakaj?!

            Përgjigjja jonë është: – I nderuar, së pari Ilir Caka dhe Jakup Caka nuk kanë qenë ushtarë të UÇK-së në radhët e Brigadës 162 “Agim Bajrami” dhe nuk e dimë kush i ka caktuar ata në rojë dhe nga kush kanë marrë detyra. Prandaj, para se të parashtroni këtë sërë pyetjesh, duhet të hulumtoni faktin se nën urdhërat e kujt kanë vepruar këta, dhe pastaj këtë kërkesë t’ua drejtoni atyre që i kanë ngarkuar me detyra!!!

 

 Kërkesa e Osman Cakës për t’ia njohur statusin e veteranit djalit të tij, i cili më 13.4.1999 ka qenë i mitur por edhe tjetrit pa qenë fare ushtar i UÇK-së?!!!

 

           Në pasuesin e parë të kërkesës ju keni thënë se kjo kërkesë është bërë nga lagjet: Cakaj, Lamaj, Tifekaj dhe Kastrat, por në fund qëndron vetëm emri juaj dhe nënshkrimi?!!! Në rast se nuk jeni të informuar drejt, kërkesat në emër të lagjes bëhen me mbi 50 nënshkrime ose nga përfaqësuesit e lagjeve ose kryetari i fshatit. Por Ju (Ti) “vetë vendos dhe vetë vulos”?!

           Në pasuesin e dytë të kërkesës suaj, ju i nderuar duhet të faktoni apo të ofroni dëshmi, tashmë jo vetëm para nesh por edhe para organeve të drejtësisë se kush i urdhëroi të qëndrojnë në rojë personat në fjalë dhe kujt i kanë raportuar!

            Në pasuesin e tretë të kërkesës suaj, ku ju kërkoni të ndërrohet statusi i viktimës civile në veteran, duhet ta dini se nëse kjo kërkesë juaja mbështetet në fakte e dëshmi të forta të asaj kohe, këtë ndryshim mund ta bëjë vetëm Komisioni Qeveritar e jo OVL- dega në Kaçanik të cilës i jeni drejtuar.

           Së dyti, në kohën kur ju keni bërë këtë kërkesë z. KURTAJ nuk ka qenë duke e kryer detyrën e kryetarit të OVL-së në Kaçanik, për arsye se ka qenë në garë zgjedhore për kryetar të komunës së Kaçanikut, por e ka autorizuar nënkryetarin Hajrullah Shehun, dokumenti me nr. të protokollit 58 të datës 26.9.2017, që ta kryejë detyën e kryetarit të OVL-së në Kaçanik. Për këtë shih më poshtë kopjen e dokumentit zyrtar!

 

Faksimilja e vendimit të kryetarit të OVL-UÇK në Kaçanik

            Vetë fakti se kërkesën e keni bërë në këtë kohë, me siguri keni synuar për ta shfrytëzuar fushatën zgjedhore. Megjithatë, por edhe pse mirë e ke menduar këtë kohë, prapë na vjen keq, por ka qenë kërkesë e parealizueshme.

 

  1. Në pyetjen e juaj ku ishte z. KURTAJ më datë 13.04.1999?

Përgjigjja: – Edhe pse nuk kemi asnjë obligim t’i pëgjigjemi pyetjes suaj për vendndodhjen e zv. komandantit Kurtaj, në po atë ditë, por për hir të lexuesve të këtij libri me shumë të pavërteta dhe ndoshta me porosi të ndonjë shërbimi anti UÇK-së, po ju përgjigjemi se, z. KURTAJ  ishte në krye të detyrës kombëtare në shtabin e Brigadës 162 “Agim Bajrami” nën urdhërat e komandantit të Brigadës 162 “Agim Bajrami” z. Qamil Ilazi.

  1. Në pyetjen e juaj: Tregoni pse nuk e njoftuat popullatën se më datën 12.4.1999, në orën 2:00 para mëngjesit, me urdhëresën tuaj, janë larguar një togë ushtarësh nga Lagjja e Kastratëve në orët e hershme të mëngjesit, të datës së shënuar më lart?

Përgjigjja: – Do theksuar se, në atë zonë Brigada 162 “Agim Bajrami” nuk ka pasur të angazhuar asnjë njësi dhe nuk është lëshuar asnjë urdhër, por ka mundësi që ndonjë njësit ka qenë në vëzhgim, në bazë të planit operacional të Batalionit të Parë, që e ka udhëhequr komandanti i Batalionit, ngase ne nuk kemi mundur të kishim informacione se kur dhe ku do të sulmonin forcat serbe. Por, për këtë keni mundur ta kishit ditur ju (pikërisht Ti), meqë goxha i afërt ke qenë me atë (okupatorin), pasi që iu ke shërbyer deri në momentin e fundit. Prandaj, ti më së miri e di se deri kur iu ke shërbyer atyre?! Megjithatë, ata prapë u treguan të “poshtër” dhe nuk ta kursyen as familjen tënde…Po kjo duhet t’ua përkujtojë thënien e popullit tonë, sipas përvojës së tyre që e kanë paguar me gjak armiqësinë dhe tradhëtinë nëpër periudha historike se: “Shkau sëpatën e ka ruajtur pareshtur edhe nën jastëk dhe e ka pritur momentin për t’i vrarë shqiptarët pabesisht”. Prandaj, këtë është dashur ta dini ju dhe gjithë bashkëpunëtorët (kolaboracionistë) që me shkaun nuk mund të bëheni miq, sado që t’i shërbeni atij apo forcave të tyre. Dhe, nga çdo pësim, ju lypsej të merrni mësim njëherë e përgjithmonë me gjithë kolaboracionistët!

  1. Aty ku konstatoni se zv.Komandanti, Hajrush Kurtaj, nuk mori pjesë as në varrimin e 11 të masakruarve në Lamaj dhe Cakaj, si dhe 4 të tjerëve në Sllatinë, pse?.

Përgjigjja: – E vërtetë është që nuk ishte e mundur që z. Kurtaj të marrë pjesë në varrim, por ai ishte  në krye të operacioneve luftarake të Brigadës 162 “Agim Bajrami” dhe asokohe ka qenë e pamundur për të shkuar në çdo varrim. Me siguri kjo kishte për të qenë dëshirë edhe e forcave okupatore që z. Kurtaj t’i linte operacionet luftarake në vijën e frontit dhe të merrte pjesë në varrime…

          Ju, i nderuar Caka, paskëshit harruar ose nuk iu ka bërë përshtypje, se Ju në atë kohë ende keni qenë duke i shërbyer aparatit shtetëror okupues serb në Kaçanik?! Gjithashtu, po ua bëjmë me dije se z. Kurtaj nuk kishte marrë pjesë as në varrimin e të vëllait dhe të dy bashkëluftëtarëve të tij, më 11 gusht 1998 në Gabrricë, për arsye se ka qenë në krye të operacioneve luftarake në Jezerc (komuna Ferizaj), edhe pse për këtë nuk kemi asnjë obligim për t’iu dhënë sqarime juve.

Deri Ditën e Çlirimit për ne ka qenë prioritet Lufta për Liri dhe jo varrimi! Për këtë e kemi ditur dhe kemi qenë të sigurt që do të gjenden njerëz humanë që edhe do t’i varrosin qytetarët tanë. Këtë detyrë ka mundur ta kryejë çdo qytetar, ngase atë akt e kanë kryer dinjitetshëm, gjë që për këtë u jemi mirënjohës të gjithë qytetarëve në emrin e OVL- UÇK-së dhe komandës së Brigadës 162 “Agim Bajrami” në Kaçanik.

 

Faksimile nga libri i Osman Cakës, f. 64, 65…

 

  1. Në pytjen tuaj: A e dini ju se forcat serbe kanë zbarkuar para orës 4.00 të mëngjesit te vendi i quajtur “Prroni i Madh” apo siç njihet në popull “Laku i Murtez Lamës”?

Përgjigjja: – Zv. komandanti Kurtaj, për këtë ngjarje makabbre por as Shtabi i Brigadës 162 “Agim Bajrami” nuk kanë pasur informata. Po ju, i nderuar, ku keni qenë në atë kohë kur ndër ne ishte qëndrimi-vendimi: Të jesh apo të mos jesh?! Ju (Ti, Osman Caka) pse nuk i njoftuat forcat tona çlirimtare ose pse nuk kërkove ndihmë?! Me siguri, Ju nuk keni qenë aty, ndoshta keni qenë diku… me forcat serbe dhe keni besuar në forcat okupatore?!… Po, ta kuptoni dhe të vetëdijësoheni se ato forca kriminale serbe nuk e kursyen as familjen Tuaj, edhe Ti pse je munduar t’iu mbetesh besnik?! Më së miri është që ti t’ia bësh vetes pyetjen se pse nuk u radhite në radhët e UÇK-së?! Edhe pse t’u dha mundësia, por nuk e shfrytëzove rastin, por përkundrazi bëre përpjekje për pengimin e tyre. Dhe, ti je në dijeni për takimin që ke pasur në Shtabin e Brigadës 162 “Agim Bajrami”, apo ndoshta ke harruar?!

  1. Në pyetjen e juaj drejtuar z. Kurtaj, a i ke vizituar varrezat në Lagjen Kastrat dhe Sllatinë…a ke shkuar te “Kodra Cakës”, ku janë masakruar 5 persona apo “Prroni i Cakës”, ku janë pushkatuar 3 persona apo në katundin Sllatinë, ku janë pushkatuar 4, janë plagosur 3 dhe janë zënë rob 3?

Përgjigjja: – Të gjitha këto vende z. Kurtaj dhe OVL i kanë vizituar dhe janë përkulur për të gjithë shqiptarët, që janë vrarë nga forcat okupatore serbe, sikurse në gjithë territorin e komunës së Kaçanikut dhe krejt Kosovës. Ne gjithmonë do t’i kujtojmë dhe do të përkulemi para varreve të të rënëve për liri, por asnjëherë para kolaboracionistëve si Ti, që me krejt turpin e tyre ishit në shërbim të armikut. Prandaj, këto të gjitha dolën në shesh se lufta e fundit na e vërtetoi atë që na ka mësuar historia, se armiku në fund i ka dëmtuar edhe bashkëpunëtorët e vet, duke i fshehur gjurmët e tradhtisë. Prandaj, edhe këtë e dini shumë mirë ju…. deri kur i keni shërbyer aparatit okupues serb?!!!

  1. Në pytjen e juaj, drejtuar z. Kurtaj, a e di se doktor Vesel Elezi, është pushkatuar më 13.4.1999, i cili e ka ndihmuar popullatën dhe ushtarët e UÇK-së?
  • Përgjigjja: Jemi njoftuar edhe nga populli edhe nga ushtarët e UÇK-së se në maksimum doktori ka qenë në nivel të detyrës humane dhe kombëtare. Dhe, përjetë i përulemi personalitetit të tij shembullor. Por dëshirojmë t’ua bëjmë me dije se doktori nuk ka qenë i rreshtuar në radhët e UÇK-së e as në Brigadën 162 “Agim Bajrami”, por bazuar në betimin e doktorit (betimin e Hipokratit), ai deri në fund ka qenë në krye të detyrës humane.
  1. Në pyetjen e juaj, drejtuar z. KURTAJ, a i keni vizituar shtëpitë e djegura në Lagjen Cakaj, një pjesë të lagjes Tifekaj dhe Sllatinë?

Përgjigjja: – Po, z. Kurtaj i ka vizituar këto, por edhe të gjitha fshatrat dhe çdo pëllëmbë të komunës së Kaçanikut dhe sa e sa vendbanime të Kosovës, por edhe fshatin e tij të bukur në Gabrricën Heroike, duke e përfshirë edhe shtëpinë tij, që i doli flaka në gusht 1998, që me siguri ju keni qenë në atë kohë ende në shërbim të shtetit okupues serb…

  1. Në pyetjen e juaj të përsëritur, për Ilirin dhe Jakup Cakën që kanë qenë në rojë, nuk e dimë, por kush i ka autorizuar ata dhe kush ju ka dhënë detyra?!

Përgjigjja: – Këtë pyetje duhet t’ia drejtoni atyre që i kanë ngarkuar me këto detyra…Por, ne nuk kemi informacion që ata kanë qenë të ngarkuar nga komanda e UÇK-së…, prandaj, nëse ju keni informacione mund të na njoftoni dhe nëse mund ta argumentoni me dokumentacion të kohës përkatëse.

  1. Në pytjen e juaj, drejtuar z. Kurtaj, a e ndien veten fajtor për 15 të vrarë nga forcat e okupatorit serb, 4 të plagosur, 7 të rrahur dhe të vënë para pushkatimit…e për djegie e shkatërrime …?

Përgjigjja: – Në pyetjen tuaj të pakuptimtë, si ka mundësi të ndihet fajtor z. Kurtaj për vrasjet që i kanë bërë forcat okupatore serbe?! Prandaj, i nderuar Cakaj, me këso pyetje sharlatane ia ke huqur apo futur kot së koti?!!! Zv. komandanti KURTAJ, ka qenë në anën e forcave çlirimtare dhe nuk mund të ketë faj për vrasjet dhe krimet që i kanë bërë forcat serbe!

            I nderuar Cakaj, këtë pyetje dhe shumë pyetje absurde të tjera si kjo, më mirë është t’ia parashtroni Serbisë apo vetvetes se ku ishit ju atë ditë?! Pse ti, së paku, nuk ishe me fëmijët e tu, pasi nuk keni pasur as guximin e as vullnetin për të qenë në radhët e njësive çlirimtare…!?

  1. Krejt në fund, në pyetjen e juaj: Përse nuk i shqyrtoni kërkesat tona, lidhur me Ilirin, Jakupin dhe Dr. Veselin?

Përgjigjja: – Sa i përket dr. Veselit, edhe pse OVL- UÇK dhe z. Kurtaj nuk kanë asfarë obligimi t’u përgjigjemi juve, por pasi e keni bërë këtë pyetje,  duhet t’u përgjigjemi për hir të lexuesve të këtij libri në stilin “mishmash” dhe me shumë të pavërteta apo porosive të shërbimeve kundër UÇK-së. Pra, po ju njoftojmë se e kemi dhënë përgjigjen më lart se dr. Veseli nuk ka qenë i radhitur në radhët e njësive të UÇK-së e as në Brigadën 162 “Agim Bajrami”, ashtu qysh nuk kanë qenë as Iliri (edhe pse ligjërisht nuk ka mundur të jetë ai ushtar i angazhuar, ngase ka qenë i mitur). Sa i përket Jakupit as ai nuk ka qenë ushtar i UÇK-së, edhe pse ai ka pasur obligim të jetë, ngase ka qenë në moshë madhore, sikurse edhe ti, që nuk ke qenë në shërbim të kombit e Atdheut?! Ti z. CAKA nuk ke pasur as vullnet, as besim por edhe as guxim. Andaj, turp të kesh dhe hesht! Më shumë ke besuar në aparatin shtetëror okupues serb. Thuaje të vërtetën?!

              Aty ku shkruani për datën 13.4.1999 (nga f. 40 – 44), ka shumë të pavërteta dhe shpifje, sidomos për tre ushtarët e UÇK-së, të cilët dy ranë dëshmorë atë ditë dhe i treti mori plagë të lirisë.

              Në pasuesin e katërt, në fjalinë e fundit, thoni kështu: “Prandaj nuk mund të krijojmë heronj për datën 13 prill 1999, kur një plumb nuk ka krisur kundër forcave serbe”.

             Ju, këtu, shpifni kur thoni “nuk mund të krijojmë heronj”. Ata, që luftuan dhe ranë në altarin e Lirisë, pikërisht vepra e tyre heroike i ka bërë heronj.

             Pra, (lexo më vëmendshëm dhe bindu) ushtari i UÇK-së Isen Elezi ishte atë ditë në krye të detyrës. Më 12.4.1999, me leje të komandës kishte shkuar në fshat, në përcjellje të një ushtari pasi që kishte qenë paksa i sëmurë, ushtari i lirisë i po të njëjtit fshat. Ata, së bashku, atë natë kanë pushuar në shtëpinë e tij në Sllatinë,  më 13.4.’99, por para mëngjesit, ushtria serbo-sllave në bashkëpunim me disa shqipfolës (siç ishe edhe ti), e kanë njoftuar ushtrinë sllave se kinse në Sllatinë ka shumë qytetarë të ardhur nga shumë fshatra të tjera. Prandaj, forcat serbe së bashku me disa bashkëveprimtarë (fatkeqësisht shqipfolës) ata e kanë rrethuar fshatin Sllatinë në atë mëngjes dhe kanë vrarë shumë qytetarë, ku atë ditë ra dëshmor Iseni në ballafaqim me ushtrinë serbe, po aq sa kishte municion qëndroi burrërisht – kombëtarisht i paepur. Ndërsa, fatkeqësisht fshati Sllatinë u dogj tërësisht nga forcat barbare serbe.

            Vlen të ceket edhe fakti se Iseni ka marrë pjesë në luftë në Jezerc, në zonën e Nerodimes, në komunën e Ferizajt. Gjithashtu ai ishte në Brigadën 162 “Agim Bajrami” në komunën e Kaçanikut, ku ishte ushtar në Ivajë, kur dhe ku e kërkonte nevoja. Ai përjetoi shumë ofensiva që ndërmorën hordhitë serbo-sllave  ndaj ushtrisë dhe popullatës shqiptare.

           Gjithashtu edhe ushtari i UÇK-së Ramadan Xhokli mori pjesë në shumë aksione dhe beteja, si në Jezerc gjatë kohës 24–28 shtator 1998. Ramadani me njësitin e Kaçanikut kishte shkuar në ndihmë pas  masakrës së  Reçakut të bërë atje nga forcat okupatore serbe. Aktiviteteti i tij luftarak në Jezerc, Mollopolc, Reçak dhe Rancë vazhdoi deri më 28 shkurt kur filluan luftimet intensive frontale në territorin e Kaçanikut. Ramadani ka marrë pjesë edhe në Betejën e Ivajës, më 8 mars 1999, si dhe në shumë beteja të tjera. Komanda e Brigadës 162 “Agim Bajrami” e emëroi komandant skuadre.

            Më 13 prill 1999 forcat serbe kishin rrethuar fshatrat: Lamaj, Tifekaj, Cakaj dhe Sllatinë, ku kishin filluar me sulme të rrepta nga të gjitha anët. Komandanti i skuadrës, Ramadan Xhokli, kishte shkuar për ta çarë rrethimin dhe për t’i dalë në ndihmë popullatës civile. Forcave armike u kishin arritur përforcime nga të gjitha anët. Po luftohej për mbrojtjen me çdo kusht të çdo shtëpie dhe të popullatës civile. Në luftimet e ashpra, te Kodra e Cakës në Sllatinë, në fushën e nderit bie luftëtari trim Ramadan Xhokli,  ndërsa plagoset Ramadan Murseli.

           Për heroizmin e këtyre luftëtarëve të gjithë të interesuarit mund t’i drejtohen Arkivit të Komunës së Kaçanikut, ku mund t’i shohin shkrimet nga fjalimet e autoriteteve komunale, organizatave të luftës, bashkëluftëtarët dhe vendimet e institucioneve të Republikës së Kosovës. Të gjitha këto organizime janë mbajtur nën patronatin e institucioneve lokale dhe qendrore të Republikës së Kosovës. Por jemi të vetëdijshëm se argatëve të Serbisë e Rusisë, siç ishit dhe jeni JU z. Cakaj, nuk ju pëlqen kjo e vërtetë dhe tentoni për ta njollosur edhe gjakun e derdhur të Dëshmorëve tanë për lirinë e Kombit dhe Atdheut. Prandaj, kjo s’do koment!!!

           Për Ju dhe të gjithë Ata që vepruan dhe që po punojnë ende kundër UÇK-së dhe Luftës së saj Çlirimtare, të gjithë ata që kanë si sëmundje për të akuzuar UÇK-në dhe mohuar Luftën e saj të Pastër, të Shenjtë, qofshin jo shqiptarë ose të huaj…! Ne, si çdo anëtar apo pjesëtar i kësaj lufte ua bëjmë me dije se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, erdhi në Rrugën Kombëtare si një Ushtri e Re, e cila me forcën e saj goditëse arriti t’i realizonte aspiratat, për të cilat kanë luftuar breza të tërë. Ajo duke iu përgjigjur thirrjeve të kohës, arriti t’i krijojë vetes një emër të madh, përmblodhi dhe gërshetoi synimet e pareshtura kombëtare shqiptare, ambiciet e popullit shqiptar, aspiratat drejt së ardhmes kombëtare, me veprimtarinë politike, ushtarake, kulturore, humanitare, miqësore dhe me besnikërinë e shfaqur, duke dhënë shembullin më të mirë para historisë botërore. Kjo ishte Epoka më e Lavdishme e cila solli Lirinë dhe Republikën e Pavarur të Kosovës.

            Për këtë është Dëshme e pakonstetueshme – garancë gjaku i mbi 2000 Dëshmorëve në Betejat e Lavdishme të UÇK-së dhe lindja e Shtetit të Kosovës. Ata, (si Ti) të cilët nuk mund apo nuk duan t’i pranojnë këto vlera kombëtare mirë është të ecin e të gjejnë rehati… diku edhe në Serbi, qofshin si argatë apo kolaboracionistë, të së cilës ishit besnikë.

             Në f. 58 dhe 59 të librit “Në Sofrën e Sharrit, tregime, kujtime nëpër kohë (histori, ngjarje, reagime, letra të hapura)” ka shpifje të shumta për kuadrat shqiptare, ku ju akuzoni njerëz të paidentifikuar (profesorë, doktorë, inxhinierë dhe profile të tjera) të cilët gjoja se i paskan blerë diplomat në kiosqe, por do të veçonim në veçanti, një shpifje për të rënët, ku edhe në projektet e shtatoreve të dëshmorëve dhe heronjve, varrezat e dëshmorëve dhe të martirëve, kanë përfituar?! Ju lutemi, të sqaroni më tej para organeve të drejtësisë sepse edhe ne do të dëshironim të dinim se kush dhe çfarë përfitoi mbi gjakun që u derdh për liri?!

              Në f. 96 ju keni thënë: “Po, unë padinë e kam mbështetur me prova ish-kryetarit të dhunshëm të Kaçanikut, Radosllav Ognjanoviqit. Për këtë posedojë edhe numrin e pushkës dhe ia ka dorëzuar Vukashin Cicmilloviqit nga Kaçaniku i Vjetër. Unë e di se kush ma ka vrarë edhe djalin në mes të Lepencit. Pra, ai është djali i Vukashin Cicmilloviqit nga Kaçaniku i Vjetër, i cili ka marrë pjesë edhe në luftën e Bosnjës.”

  • I nderuar Caka, nga ky fragment që e keni shkruar ju, dalin disa pyetje nga ne sepse po na habisni me një sërë faktesh:
  1. Si ka mundësi që ju të dini numrin e pushkës së dikujt sepse kjo vërteton a dëshmon edhe më shumë bashkëpunimin tënd me zyrtarët e shtetit okupues serb si p.sh: kryetarit të dhunshëm të lartpërmendur në Kaçanik?!
  2. Pa qenë prezent apo thënë shkurt e shqip “në mesin e tyre”, nuk mund të dini që Radosllav Ognjanoviq ia ka dorëzuar armën e vet Vukashin Cicmilloviqit nga Kaçaniku i Vjetër?!
  3. Nuk e kemi shumë të qartë kur thuani se djalin ua ka vrarë djali i Vukashin Cicmilloviqit nga Kaçaniku i Vjetër, me këtë e dëshmoni se atëherë ke qenë “dikushi” në radhët e aparatit shtetëror okupues serb.
  4. Si mund ta dish se personi në fjalë, që e akuzon për vrasjen e Ilirit, ka qenë në luftën e Bosnjës? Me këtë po e dëshmoni vetë përmes shkrimit në librin tënd se ke pasur një bashkëpunim të ngushtë me personat zyrtarë të pushtetit okupues serb, nga i cili ke marrë informacione e detaje?!

                  Për këtë SHPIFJE, si shumë shpifje të tjera në këtë libër, autori Osman Caka, duhet t’i ofrojë argumentet për këto insinuata para Prokurorisë së Shtetit ose të përgjigjet para organeve të drejtësisë të Republikës së Kosovës.

                  Krejt në fund kërkojmë nga Ju z. Caka që asnjëherë të mos e përdorni emrin dhe mbiemrin e z. Kurtaj dhe të familjes së tij që dha dy dëshmorë, e veçanërisht të mos tentoni të njollosni Gjakun e Dëshmorëve të Kombit dhe Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Të gjitha pyetjet, kërkesat ndaj zv.komandantit të Brigadës 162”Agim Bajrami” z. Kurtaj, si drejtues i Luftës Çlirimtare dhe gjithë ushtarëve apo eprorëve të tjerë të UÇK-së, mund t’i adresoni vetëm përmes institucioneve të Republikës së Kosovës.

p.s.

                Për të gjithë lexuesit e nderuar dhe të respektuar për këto të dhëna sqaruese, ne OVL e UÇK-së mbajmë përgjegjësi të plotë për kontributin e Brigadës 162 “Agim Bajrami” në Luftën Çlirimtare dhe heroizmin e dëshmorëve të kombit si dhe eprorit tonë, i cili me devotshmëri dha shumëçka për Luftën tonë Çlirimtare, duke e dëshmuar me vepra të shëndosha kombëtare, ku shembulli i Tij është për t’u vlerësuar a çmuar tejet lart.

Prishtinë,

  Për OVL të UÇK-së

5.2.2025

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Graiçevci

Fatmir Graiqevci; Propaganda djallëzore e kryeministrit, Albin Kurti dhe bashkë-partiakëve të tij nga safi i parë i partisë Vetëvendosje

Propaganda djallëzore e kryeministrit, Albin Kurti dhe bashkë partiakëve të tij nga safi i parë …