Nënat shqiptare ishin shtyllë e fortë e kombit. Emri nënë është i shenjtë. Ato, në çdo kohë, kanë lindur dhe kanë rritur djem dhe vajza, trima e trimëresha, djem e vajza që i kanë dalë zot atdheut dhe që dhanë më të shtrenjtën për liri. Nënat shprehën tërë qëndresën, tërë krenarinë për djemtë dhe vajzat e radhitura në luftë .Gratë Shqiptare i kanë edukuar tradita shqiptare, toka shqiptare, malet dhe ajri i pastër shqipëtarë, atje ku jetojnë shqipet kreshnike.
Arritjet e mrekullushme të femrës të sotme shqipëtare në Kosovë.Shqipëtarët janë kombi më fisnik dhe mikpritës në botë , e se shtylla kurizore e kësaj fisnikrie edhe e mikëpritjes është nëna dhe motra jonë shqipëtare , dhe këtë e dinë secili që ka pasur kontakt me shqipëtarët . Nënat tona shqipëtare dhe motrat tona shqipëtare kanë dëshmuar në shekuj , se janë fisnike , besnike dhe ruajtëse të dinjitetit dhe pragut të shtëpisë , duke luftuar krahë për krahë me burrat .Gratë shqipëtare ishin dhe mbeten njëra nga shtyllat kryesore të kombit .
Nënat e Dëshmorëve dhe Heronjëve të Brigadës 162 “Agim Bajrami” në Kaçanik
Barie Raka (nëna e Heroit Ismail Raka), Elife Bajrami (nëna e Heroit Agim Bajramit), Emine Kurtaj (nëna e Heronjëve Xheladin Kurtaj dhe Danush Kurtaj), Hisnie Begunca (nëna e Heroit Besnik Begunca), Habibe Vishi ( nëna e Heroit Bashkim Vishit), Izedije Terziu (nëna e Heroit Nazim Terziut), Xhedije Ballazhi (nëna e Heroit Veli Ballazhit), Hasibe Loku (nëna e Heroit Driton Lokut), Zemrie Loku (nëna e Heroit Gafurr Lokut), Nafie Hasaj (nëna e Heroit Hetem Hasaj), Naxhije Luma (nëna e Heroit Osman Luma), Zylfie Luma (nëna e Heroit Avdylgafurr Luma dhe Dëshmorit Qani Luma), Xhezide Koraqi (nëna e Dëshmorit Raif Koraqit), Mejreme Lika (nëna e Heroit Murat Lika), Bedrie Loku (nëna e Heroit Milaim Lokut), Remzie Kuqi (nëna e Dëshmorit Emërlla Kuqit), Ajshe Kuqi (nëna e Dëshmorit Ismail Kuqit), Fatime Rexha (nëna e Dëshmorit Neshat Rexha), Ilfete Loku (nëna e Dëshmorit Izja Lokut), Hanife Loku (nëna e Dëshmorit Cenë Lokut), Raife Loku (nëna e Dëshmorit Mahi Lokut), Hanife Loku (nëna e Sabri Lokut), Sherife Kuqi (nëna e Dëshmorit Nexhadi Kuqit), Milikije Loku (nëna e Dëshmorit Adnan Lokut), Hamide Vlashi (nëna e Dëshmorit Sali Vlashit), Sherife Kuqi (nëna e Dëshmorit Xhemal Kuqit), Sadije Hasaj (nëna e Dëshmorit Razim Hasaj), Ilmije Bela (nëna e Dëshmorit Kjani Bela), Emine Zeneli (nëna e Heroit Muhamet Zenelit), Hazbie Lika (nëna e Dëshmores Mukadeze Muhaxherit), Hamide Fera (nëna e Dëshmorit Nexhmush Fera), Hatixhe Shehu (nëna e Heroit Reshat Shehut), Fazile Fera (nëna e Dëshmorit Shefket Fera), Fatime Trena (nëna e Dëshmorit Kadri Trena), Murzike Dogani (nëna e Dëshmorit Faruk Doganit), Shefije Qallaku (nëna e Dëshmorit Nevzat Qallakut), Zymrite Rakoci (nëna e Dëshmorëve Daut e Adem Rakocit), Mendushe Krivanjeva (nëna e Dëshmorit Raif Krivanjeva), Sevdie Rexha (nëna e Dëshmorit Burim Rexha), Begishe Xhokli (nëna e Dëshmorit Ramadan Xhoklit), Zejdije Dushkaja (nëna e Dëshmorit Ejup Dushkajës), Emine Kuka (nëna e Dëshmorit Sylejman Kuka), Elife Zharku (nëna e Dëshmorit Skender Zharkut), Hamide Raka (nëna e Dëshmores Jehona Rakës), Sevdie Frangu (nëna e Dëshmores Emsale Frangu), Arife Troni (nëna e Heroit Izahir Troni), Remzie Shehu (nëna e Dëshmorit Avdurrahim Shehut), Ajshe Raka (nëna e Dëshmores Lumnie Rakës), Haxhere Raka (nëna e Dëshmorit Blerim Rakës), Irfete Qaka (nëna e Heroit Fadil Qaka dhe Dëshmorit Nehat Qaka), Sevdije Zharku (nëna e Dëshmorit Ilir Zharkut), Hajrie Thaqi (nëna e Dëshmorit Mynyr Thaqit), Arife Dullovi (nëna e Dëshmorit Abit Dullovit), Farie Horuni (nëna e Dëshmorit Fatmir Horunit), Habibe Elezi (nëna e Dëshmorit Nexhmush Elezit), Nazlie Loku (nëna e Heroit Abush Lokut), Habibe Bunjaku (nëna e Dëshmorit Fadil Bunjakut), Miradie Vila (nëna e Heroit Ymer Vila), Zilfie Elezi (nëna e Dëshmorit Isen Elezit), Xhevrie Curri (nëna e Heroit Imri Currit), Habibe Dardhishta (nëna e Dëshmorit Zekir Dardhishta), Sahide Guri (nëna e Heroit Feriz Guri), Shukrie Guri (nëna e Dëshmorit Xhevdet Gurit), Hysë Elezi (nëna e Dëshmorit Shaban Elezit), Bedrie Mulaku (nëna e Dëshmorit Sakip Mulakut), Selime Ilazi (nëna e Heroit Qamil Ilazi), Hazire Shehu (nëna e Dëshmorit Selim Shehut), Ramize Axhami (nëna e Dëshmorit Hesat Axhamit), Zizë Zeneli (nëna e Dëshmorit Burhan Zenelit), Shukrie Bela (nëna e Dëshmorit Xhezair Belës), Nurie Bela (nëna e Dëshmorit Rizvan Belës), Hanife Gudaqi (nëna e e Dëshmorit Ekrem Gudaqit), Bedrie Thaqi (nëna e Dëshmorit Kemal Thaqit), Arife Raka (nëna e Heroit Tefik Raka), Salihe Dalloshi (nëna e Heroit Mejdi Dalloshit), Bedrie Osmani (nëna e Heroit Nazmi Osmanit), Fikrie Guri (nëna e Dëshmorit Sadik Gurit), Fetie Guri (nëna e Dëshmorit Qemal Gurit), Bedrie Baftiu (nëna e Dëshmorit Avdulla Baftiut), Hamide Kuka (nëna e Dëshmorit Shaqir Kuka), Farie Kolshi (nëna e Dëshmorit Kemal Kolshit), Hazbie Shehu (nëna e Heroit Avni Shehut), Gjylishahe Ahmetaj (nëna e Dëshmorit Ekrem Ahmetaj).
Këto nëna përveç kontributit të madhë dhe sakrifices së madhe gjatë luftës çlirimtare, edhe pas luftës kanë pasur një angazhim të madhë me gratë e Dëshmorëve në kujdesin për rritjen dhe edukimin e fëmijëve të Dëshmorëve dhe Heronjëve që e kishin obligim madhorë dhe kombëtarë. Shteti i Kosovës dhe Kombi Shqipëtarë gjithmonë do të jetë mirënjohës për këtë kontribut të jashtëzakonshëm dhe në kohë shumë të vështira.
Kontributi i Femrës në Luftën Çlirimtare
Kontributi i femrës në luftën çlirimtare ishte krejt e natyrshme që Ushtria Çlirimtare e Kosovës të bëhet preokupim, por edhe pikësynim edhe i femrës. Në historinë e popullit tonë, në luftërat për çlirim, asnjëherë nuk pushuan dhe kurrë nuk u pajtua populli ynë me robërinë, ishte prezente edhe gruja shqiptare. Kontributi i saj nis që nga lindja e një fëmije, duke i kënduar e thurur ninullat më të ilustruara për heronjët kombëtarë.
Ajo do të jetë e pranishme në çdo epokë të lavdishme të popullit tonë. Pra,kemi Teutën, Norën, Tringën, Shotë Galicën, motrat Qiriazi, Xhevë Lladrovci, Hyrë Emini, Lumnie Raka, Jehona Raka, Mukadeze Lika-Muhaxheri, Emsale Frangu, Irfete Spahiu, etj. Është edhe koha më e re kur burgjet jugosllave u mbushën me vajza dhe gra të të gjitha moshave, prej të miturave e deri te mosha e pleqërisë, por asnjëherë nuk u thyen para torturave dhe gjyqeve të asaj kohe.
Ndoshta nga gjithë kjo histori dhe sakrificë e brezave gjeti motivin pjesëmarrja e femrës në Ushtinë Çlirimtare të Kosovës, të realizoj një ëndërr brezash për çlirimin e vendit, pra me motivin ‘Liri a Vdekje’.
Ajo qe e pranishme që me rastin e themelimit të formacioneve të para ushtarake në përgjithësi, por edhe atyre që ishin angazhuar në njësitet e Kaçanikut, drejtëpërdrejtë në formacionet ushtarake të Brigadës 162 “Agim Bajrami”.
Ushtare në formacionet ushtarake
Të angazhuara nga fillimi i luftës ishin këto vajza dhe gra: Gyltene Troni, Minire Terziu, Lumnie Raka, Jehona Raka, Vahide Shahini, Rejhane Tusha, Milihate Shehu, Sevdie Shehu, Mukadeze Muhaxheri, Emsale Frangu, Violeta Raka,Lumnije Bela-Bajrami, Bukurie Bela, Sevdie Frangu, Kadrie Piliqi, Mejreme Bela, Bukurie Demnika, Ylbere Berisha, Shahadie Raka.