Zëri i lirisë, Radio Kosova e Lirë, 26 vite, Urime! 4 janar 1999 – 4 janar 2025!
Sotë 26 vjet filloi transmetimi i programit të Radios dhe fillimi i shpërdarjes së lajmeve nga Agjensia e Kosovapres. Përmes këtyre po ndëgjohen pushkët çlirimtare të ushtarëve të UÇK-së në opinionin e mbrendshëm dhe botërorë. Lufta çlirimtare po merrë edhe fuqinë mediatike. Përgjegjësve dhe organizatorëve në krye me drejtorin Ahmet Qeriqin iu uroj punë të mbarë.
Formimi i dy institucioneve informative kombëtare kishte zgjuar interesim të madh edhe të mediave botërore, këto ngjarje historike për popullin shqiptarë, duke pasqyruar situatën dramatike në Kosovë dhe Qëndresën heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përballë agresionit serb.
Edhe 26 vjetë pas Radio Kosova e Lirë dhe TV-Dielli me stafin e tyre në krye me themeluesin Prof.Ahmet Qeriqin po na bëjnë krenarë me punën e tyre në promovimin dhe ruajtjen e vlerave kombëtare! Stafit I dëshirojm suksese kurse drejtorit Ahmet Qeriqit shëndet dhe jetë të gjatë! Gëzuar!