Zëvendës-kryeministri i Republikës së Turqisë, Hakan Çavushoglu, është cituar të ketë deklaruar se operacioni i Agjencisë Turke të Inteligjencës dhe kapja e gjashtë shtetasve, të terroristëve të FETO-s në Kosovë, është një gjë shumë e mirë për të ardhmen dhe sigurinë e Kosovës dhe se edhe zyrtarët në Prishtinë duhet ta konsiderojnë këtë gjë nga ky këndvështrim, raporton Anadolu Agency. “Situata që ndodhi në Kosovë është një e mirë e madhe që Turqia e bëri për sigurinë dhe të ardhmen e vendit. Vlerësojmë se do të ishte mirë që edhe kryeministri i Kosovës dhe zyrtarët e tjerë ta shohin këtë gjë nga ky këndvështrim. Pra, ajo që ndodhi nuk ishte vetëm kapje e terroristëve dhe sjellje para drejtësisë turke, por në të njëjtën kohë edhe shpëtim i Kosovës nga një rrezik dhe kërcënim i madh. Këtë do ta kuptojnë më mirë me kohë, tha Çavushoglu në një takim me gazetarët në qytetin e Bursës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …